Argjentinë, kërcënohet me vdekje presidentja e vendit
Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, ka pohuar se u detyrua që të largohej nga residenca e saj qeveritare për shkak të një kërcënimi me vdekje anonime. Më përpara burime pranë policisë së Buenos Airesit pohuan se ditën e premte ishin detyruar që të lëviznin me helikopter nga banesa qeveritare zyrtaren më të lartë të vendit. Arsyeja e këtij veprimi ishte një kërcënim direkt me vdekje që kishte ardhur në drejtim të Kirchner. Ky kërcënim i ishte përcjellë presidentes të premten e javës së kaluar. Cristina Fernandez de Kirchner pasi u pyet nga reporterët se nga kush mund të ishte kërcënuar, pohoi se ajo e dinte shumë mirë se kishte shumë "dinozuarë". Me këtë perifrazim presidentja i është referuar disa ish-zyrtarëve dhe ish-gjykatësve të kohës diktatoriale. Shumë prej këtyre zyrtarëve janë duke u përballur për shumë akuza kundër njerëzimit për vendimet e tyre skandaloze në vitet e diktaturës 1976-1983.
Operacioni i kapjes dhe arrestimit të këtyre zyrtarëve të lartë është i quajtur "Lufta e Pisët". Sipas raporteve qeveritare pohohet se mbi 11 mijë persona janë ekzekutuar gjatë viteve të diktaturës. Por raportet e të drejtave të njeriut kanë balance me negative, sipas këtyre raporteve llogariten që të jenë vrarë mbi 30 mijë persona të pafajshëm nga regjimi totalitar argjentinas.