Papandreu kërkon rimëkëmbjen ekonomike
Kryeministri grek, Papandreou kërkon rimëkëmbje të ekonomisë.
"Parrulla jonë 'ose ndryshojmë , ose fundosemi' është më aktuale se kurrë. Dhe sfida për të gjithë ne është të ndryshojmë, t'i ndryshojmë të gjitha, madje dhe veten tonë", tha kyeministri grek, duke paraqitur planin e masave që shtroi për dialog publik dhe që nuk synojnë thjesht nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.
Jorgos Papandreu e shpjegoi gjendjen e vështirë ekonomike të vendit me së shumti me ato që i quajti probleme kronike, si korrupsioni dhe shpërdorimet në emër të marrëdhënieve klienteliste. Sot shteti ynë dhe i gjithë sektori publik janë robër të interesave të vogla e të mëdha, por edhe mentaliteteve që janë kultivuar nëpër vite, theksoi kryeministri grek.
Zoti Papandreu kërkoi mbështetjen e gjithë grupeve të interesit, që nga politika, biznesi, media, e sindikatat, për të ndryshuar rrënjësisht gjendjen e shtetit dhe që ai e quajti si një përpjekje të madhe kombëtare.