E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Gattuso vazhdon te Milani


Ekipi i Milanit ka pohuar se mesfushori Gennaro Gattuso ka nënshkruar marrëveshje të re me ekipin italian.
Mediat në Itali spekulonin se Gattuso nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Milan dhe me minutat e pakta që fiton në urdhrat e trajnerit të ri Leonardo, andaj edhe paralajmëronin se lojtari do të largohet nga San Siro që në janar.

Por lojtari ka treguar besimin e tij ndaj Milanit, duke nënshkruar marrëveshjen e re, sipas të cilës do të qëndrojë në klub deri në vitin 2012.

"Ekipi i Milanit bën të ditur se lojtari Gennaro Gattuso ka nënshkruar marrëveshje të re të vlefshme deri më 30 qershor 2012", thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›