Faith vlerëson raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë

Përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Faith, pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, i ka përshkruar ato si një hap i rëndësishëm në avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës përmes krijimit të qeverisjes efektive më afër qytetarëve. "Jam i kënaqur që zgjedhjet në përgjithësi u zhvilluan në një atmosferë të mirë dhe konstruktive e në të cilat morën pjesë të gjitha komunitetet e Kosovës", thuhet fillimisht në delaratën e Faith-it. Përfaqësuesi special i BE-së, përgëzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e mirë të procesit zgjedhor.
Këto zgjedhje lokale, sipas Faith-it, paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumetnike si pjesë e Europës. "Kam besim se përfaqësuesit e ardhshëm në nivelin komunal do të dëshmohen udhëheqës të mirë dhe do të punojnë për pajtimin ndërmjet komuniteteve në Kosovë", citohet të ketë thënë Faith. Ai u ka uruar atyre sukses gjatë mandatit të ardhshëm që populli u besoi me votat e tyre.
Ndërkaq, edhe ministri portugez i Mbrojtjes, Augusto Santos Silva tha se vizioni i Portugalisë është shumë i qartë, Kosova ka perspektivë europiane dhe duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.