E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Castro: SHBA po sulmon vendet e Amerikës Latine

Liderët e majtë të vendeve amerikano-latine përfunduan me një letër të liderit kubanez Fidel Kastro. Kjo letër e liderit komunist kuban u lexua nga presidenti venezuelian, Hugo Chavez në një samit 2 ditor të mbajtur në Havana të Kubës. Në letrën e lexuar prej Chavez shkruhej se Shtetet e Bashkuara ishin hedhur sërish në ofensivë në Amerikën Latine duke kërkuar ngritjen e bazave ushtarake në Kolumbi me pretekstin për të luftuar trafikun e drogës.
"Qëllimet e vërteta të një perandorie fshihen pas buzeqeshjes miqësore dhe fytyrës afro-amerikane të presidentit Barack Obama,"- shkruan Kastro në letrën e tij dërguar pjesëmarrësve në samitin dyditor.
Samiti i liderve të majte u organizua për të pestin vit radhazi. Ai u mblodh për herë të parë në vitin 2004 me thirrje të Fidel Kastros, në atë kohë ende president i Kubës, për të kundërshtuar politikën e bllokadës ekonomike të vendosur prej Uashingtonit ndaj, Kubës, Venezuelës dhe Bolivisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›