Memelli: “Ibrahimoviç, njeri i thjeshtë”

Migen Memelli tregon se krejt rastësisht është takuar në Goteborg me sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi pogradecar luan në Goteborg, me GAIS dhe tregon se ka qenë në një nga lokalet e qytetit, me disa futbollistë suedezë, pas miqësores midis Suedisë dhe SHBA. Me ta, atje është bashkuar për pak minuta edhe Ibrahimovic. "Ishte njeri i thjeshtë, këtë përshtypje më la", thotë Memelli. Sulmuesi i Interit kaloi një periudhë jashtë kombëtares suedeze, për shkak të një konflikti me trajnerin Lars Lagerbak. Sipas rrëfimit të Memellit, Ibra u paraqit me vonesë në stërvitje dhe dialogu midis tij e trajnerit ka qenë:
Lagerbak: Ej, djalosh, ku po shkon tani?
Ibra: Në dhomë, të fle gjumë. Pse, ku duhet të shkoj?
Lagerbak: Je një orë me vonesë.
Ibra: Edhe?
Lagerbak: Edhe merr rrobat e tua dhe largohu, sepse je i pezulluar.
Ibra: Vërtet? Pse kështu?
Lagerbak: Sepse kështu mendoj unë. Mirupafshim.
Ibra: OK, si të duash. Mirupafshim.