Berisha: Shtetezim Porto Romanos

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha sfidoi dje opoziten duke kerkuar qe te sjelle nje ligj te vecante per shtetezimin e tokes ne Porto Romano, aty ku e majta pretendon se gjenden dhe pronat e biznesmenit te shumeperfolur Damir Fazllic. Duke vijuar sherret me deputetet e majte qe e akuzojne qeverine te kapur nga krimi e mafia, ne seancen e djeshme plenare Berisha nuk kurseu sulmin se jane deputetet e majte ata qe jane kapur prej kohesh nga zinxhiret e mafies. "Ju po perdoreni si kone. Akuzat qe ngrini se Fazllic paska blere toka ne Porto Romano jane shpifje e te paverteta se ju jeni hajdutet e vertete te shitjes se tokave", akuzoi kryeministri, i cili dhe kete here, vetem foli dhe iku nga salla pa pritur asnje replike apo kunder akuze. Per te bindur opoziten se mashtron ne ato qe thote, kreu i qeverise kerkoi qe te sjelle nje projekt per shtetezimin e tokave ne kete zone. "Sillni ligjin per shtetezimin dhe une do te shtetezoj cdo meter toke ne Porto Romano. Po ju jeni te lidhur me boset dhe ish boset e mafies, te cilet nuk kane te ardhme, por drejtesia dikur do te vihet ne vend", u shpreh kryeministri, duke shigjetuar keshtu indirekt dhe punen e Prokurorise se Pergjithshme, e cila mesa duket sipas tij, nuk ka vene drejtesine ne vend. Kreu i qeverise hodhi poshte cdo akuze qe te ngritur nga opozita, duke theksuar se sulmet e saj disa javore jane shpifje e trillime te pabazuara. E per te vertetuar kete ceshtje, ai kerkoi me ze te larte, qe deputetet e opozites te jene ata qe te iniciojne hartimin e nje projektligji te posacem per tokat ne Porto Romano, qe pretendojne se i ka blere Fazllic. Largimi i kryeministrit per te treten here nga salla pa degjuar replikat e reagimet e opozites pas akuzave qe ju drejtuan u kritikuan serish nga deputetet e majte. Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj tha se ne vend qe te reflektoje, Berisha vijon te njejten strategji. Sipas saj, para se te vije e te flase per projekte, kryeministri duhet te sqaroje nje here e mire lidhjet me Fazllic, te verteten mbi kontraten e nenshkruar me BG&R si dhe te deshmoje per ceshtje te rendesishme si tragjedia e Gerdecit dhe rruga Durres-Kukes. "Shqiptaret prisnin nje reflektim ne Kuvend nga kryeministri, ne fakt pane nje kryeminister qe kishte humbur qetesine, qe perdori nje gjuhe te padenje per institucionin e parlamentit dhe vete ate, pane nje mungese reflektimi ndaj sinjaleve dhe mesazheve te forta qe vijne nga perfaqesuesit e SHBA dhe BE", tha Leskaj. Ne bregdetin e Porto Romanos jane ndertuar depozita karburantesh. Ndertime qe jane kryer qe ne periudhen kur ne pushtet ishte Partia Socialiste. Ne zone parashikohet ndertimi i nje porti per qymyrin, i cili do te sherbeje si lende e pare per TEC-in.