E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria: Mesoni nga gabimet tona

"Sapo te kthehem ne Sofie do te therras fort se jemi gabuar me Shqiperine. Kemi shume per te bere, do te iniciojme grupe pune qe do te pergatisin programe afatgjate per te zhvilluar turizmin kulturor mes dy vendeve tona. Jemi fqinje dhe duhet te punojme bashke, sidomos kur kemi kaq shume gjera te perbashketa, si mentalitete, edhe si popuj, si ambicie, edhe si mundesi". Me keto fjale zevendesministri bullgar i Kultures, Ivan Tokaxhiev, ne viziten e tij te pare zbuloi nje Shqiperi 'ndryshe' nga ajo qe kishte njohur nga mediat e huaja.

Pjesemarres ne Konferencen e Vendeve te Detit te Zi per bashkepunim ekonomik, qe u organizua ne Tirane, dy dite me pare, z. Tokaxhiev prezantoi edhe projektin konkret te Bullgarise per zhvillimin e turizmit kulturor, "Rruga e trendafilit". Si do te zhvillohet turizmi kulturor, sa jane mundesite dhe potencialet e Shqiperise, kush jane gabimet qe nuk duhen bere dhe si e sheh ai bashkepunimin rajonal turistik per nje Ballkan kulturor, ku te ekzistoje toleranca, stabiliteti dhe paqja.

Ktheheni nga vizita ne qytetin e Durresit, qe ju ka impresionuar. Si e gjetet?

"Durresi na zbuloi nje Shqiperi tjeter. Aty pame te kaluaren e madhe te tokave shqiptare, trashegimine kulturore, qe ishte edhe synimi i takimit tone ne Tirane, pame shume njerez te rinj, pame nje mbremje te qete dhe te bukur, e them kete sepse ne Bullgari atmosfera eshte pak me ekstreme, ndersa ketu ekziston nje qetesi e plote. Pame nje ekspozite te mrekullueshme ne Muzeun Arkeologjik dhe teper te pasur, i cili shume mire mund te kthehet ne nje Muze kompleks. Durresi, me potencialin historik dhe arkeologjik eshte nje element i rendesishem i zhvillimit te Shqiperise ne te ardhmen".

E cilesuat "Shqiperia tjeter"? Cfare ndryshoi nga vizita juaj ketu?

"E sakte. Fillimisht do te thoja qe nje prezantim jo te mire te Shqiperise e kane bere koleget tuaj gazetare ne Bullgari, nga kulisat e politikes, qe jo gjithmone kane qene korrekte ndaj fqinjeve, si dhe ngjarjeve historike. Historia kur eshte manipulim, ose kur eshte dokumentuar ne menyre joshkencore neper programe, etj, atehere vertet qe kjo e gjitha jep nje pasqyre te gabuar, per nje shtet, nje shoqeri dhe nje rajon. Mund te them qe gjithcka qe ne dinim per Shqiperine eshte e ndryshme nga ajo qe ne te vertete eshte Shqiperia dhe, kjo kuptohet per mire. Nuk besoj se dikush qe ka ardhur ne Shqiperi te mos e kete pelqyer ate, nese kjo ka ndodhur, me mbetet te them se eshte nje njeri i keq".

Ju ishit pjesemarres ne Konferencen me vendet anetare te Organizates per bashkepunimin ekonomik te Detit te Zi. Bullgaria mendohet te jete pjesemarrese me temen "Rruga e trendafilit". Sa konkret eshte projekti juaj?

"Eshte ende nje projekt ne leter, por qe besojme dhe po punojme qe te mos mbetet ketu. "Rruga e trendafilit" eshte pjese e ndertimit te korridoreve kulturore evropiane dhe nuk eshte vetem nje forme atraktive e krijimit te tyre, por edhe pjese e politikes evropiane multifunksionale. Mendojme se perfshirja e vendeve fqinje, apo e vendeve te Detit te Zi ne kete forme tematike, eshte nje forme e partneritetit, me nje qellim te larget. Si Bullgaria, ashtu edhe vendet e Detit te zi dhe vete Shqiperia kane nje potencial te madh ne turizmin kulturor".

Turizmi kulturor eshte nje term qe po degjohet shpesh ne Shqiperi, ndersa Bullgaria ka bere nje hap konkret ne kete lloj turizmi. A mund te na thoni si punohet dhe si ndertohet nje strategji konkrete?

"Turizmi kulturor nuk mund te jetoje i vetem. Ai duhet bere pjese e nje plani kombetar, te turizmit ne pergjithesi, qe duhet zhvilluar nga cdo qeveri, sepse sherbimi kompleks turistik eshte e ardhmja, sa me shume koncentrim te kete ne llojet e turizmit, ne objekte turistike ne nje rajon, aq me teper ato behen terheqese per turistet. Ne kete mendim turizmi kulturor ne Bullgari zhvillohet paralel me turizmin malor, bregdetar, spa turizem (banja termale dhe ujera minerale), etj. Di se edhe Shqiperia ka resurse te tilla natyrore. Kam pare se Shqiperia ka nje potencial te pashtershem per te zhvilluar te gjitha keto lloje turizmi, sepse per fat, ende ka zona natyrore te virgjera, aty ku nuk ka nderhyre ende civilizimi, perjashto ketu plazhin e Durresit, qe ishte nje pamje e trishtuar. Po ecni ne udhen tone, por edhe ne gabimet tona. Durresi me kujton ndertimet tona te shumta ne Detin e Zi. Keshilloj partneret shqiptare te vijne e te shohin gabimet tona, qe te mos i perserisin. Malet tuaja jane nje potencial i mrekullueshem".

Kthehemi edhe njehere tek pyetja ime, perse Bullgaria mundet ta zhvilloje konkretisht turizmin kulturor?

"Tek ne, fale Zotit, ndodhi dicka e mrekullueshme. Nuk shkaterruam gjithcka qe trasheguam nga e kaluara, por ecem mbi ate trashegimi duke u ngjitur shkalle pas shkalle. Kjo ishte nga njera ane potenciali shkencor, nje shkence e zhvilluar e historise dhe nga ana tjeter nje infrastrukture e mirezhvilluar historike. Edhe ne vitet e tranzicionit, ne e ruajtem kete ekuiliber, i cili na solli kete shkalle ku mund te qendrojme ne kembe dhe qe sot na mundeson zhvillimin e turizmit kulturor. Nje rrjet i mirembajtur i muzeumeve, me nje perqendrim specifik te specialisteve qe jepnin kontributet e tyre ne arkeologji, restaurim, histori, monumente, etj. Sot, ne ditet tona, per shkak te pagesave jo shume te mira, nuk eshte tamam ajo kohe qe ka qene, por specialistet jane, ekzistojne dhe Bullgaria eshte vendi i katert ne Evrope persa i perket ruajtjes dhe zhvillimit te trashegimise kulturore dhe potenciali njerezor shkencor ekziston".

Cfare u bisedua me koleget shqiptare ne Tirane, per te zhvilluar turizmin kulturor?

"U bisedua per te shkembyer eksperienca dypaleshe, une do t'u propozoj kolegeve te Ministrise se Kultures Bullgare, per te krijuar kontakte me te aferta ne specializimin e kuadrove, sepse aty fillohet. Do te mundemi te ndihmojne me kuadrot qe quhen "manaxhere kulturore", sepse ata jane hallka midis konkurrenteve te ndryshem, shkences historike dhe industrive turistike. Nga ketu fillohet. Do te kemi nje kontakt te vazhdueshem, jo vetem ne kuader te strukturave rajonale, por nje bashkepunim dypalesh qe fillon me arkeologe, historiane, restauratore, etj. Mendoj se perpara se ta shohim njeri-tjetrin si konkurrente ne zhvillimin e turizmit kulturor, kemi nje detyre me te rendesishme, te behemi partnere ne ndertimin e nje Ballkani me destinacione te medha turistike".

Pjesemarres ne Konferencen e Vendeve te Detit te Zi per bashkepunim ekonomik, qe u organizua ne Tirane, dy dite me pare, zevendesministri bullgar i Kultures, Ivan Tokaxhiev prezantoi edhe projektin konkret te Bullgarise per zhvillimin e turizmit kulturor, "Rruga e trendafilit". Tokaxhiev ve theksin ne argumente kryesore, si do te zhvillohet turizmi kulturor, sa jane mundesite dhe potencialet e Shqiperise, kush jane gabimet qe nuk duhen bere dhe si e sheh ai bashkepunimin rajonal turistik per nje Ballkan kulturor, ku te ekzistoje toleranca, stabiliteti dhe paqja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›