Merr peng femijen per nje femer

Lezhe- Rivaliteti per nje femer eshte kthyer ne nje hakmarrje me pengmarrje, ne Gjader te Lezhes. Nje femije, nxenes i klases se pare, eshte mbajtur per 24 ore i mbyllur ne nje shtepi, ndersa babai i tij eshte kercenuar nga i dyshuari qe te ndahej nga gruaja qe kishte te dashur. Gezim Marku, banues ne fshatin Gjader, i liruar tre muaj me pare nga burgu pasi ishte denuar per krimin e vjedhjes, ka hyre ne konflikt me Anton P., banues ne lagjen Koder Marlecaj, edhe ky i liruar kohe me pare nga burgu pasi ishte denuar per krimin e trafikut per qellime prostitucioni te nje vajze nga fshati Sheher. Policia e Lezhes, e drejtuar nga kryepolici Mergim Hoxha, ka arritur qe pas 12 oresh negociatash e pergjime telefonike, te lokalizoje dhe me pas liroje pengun 6 vjecar M. P. Pas nje ore ata kane arrestuar edhe te dyshuarin 25 vjecar, i cili ka deshmuar se qellimi nuk ishte t'i bente keq femijes, por te detyronte Antonin qe te hiqte dore nga vajza me te cilen donte te martohej vete. Anton P., ishte i martuar prej gjashte vitesh dhe kishte nje djale, ndersa sipas Gezimit kishte lidhje jashtemartesore me po te njejten femer qe kishte dhe ai. Ne trupin e femijes nuk jane vene re shenja dhune dhe gjate deshmise, 6-vjecari ka thene se nuk eshte keqtrajtuar. Marku akuzohet per krimin e "heqjes se lirise se tjetrit".
Pengmarrja
Ngjarja ka nisur rreth ores 14:00 te se merkures, kur M. P., eshte mashtruar nga i dyshuari Gezim Marku, i cili pasi ka planifikuar pengmarrjen, ka shkuar tek shtepia e te miturit ne Marlecaj. Ne banese nuk ndodheshin prinderit dhe ne kete moment 25 vjecari ka vepruar. Pasi i ka thene nxenesit te klases se pare se do e conte me makine tek i ati, ne qytetin e Lezhes, e ka transportuar me makine per ne fshatin Gjader. Sapo ka mberritur ne kete zone, Marku ka izoluar shtate vjetarin ne nje banese te braktisur dhe prej aty i ka telefonuar Anton P. I ka thene femijes te komunikonte me te atin e t'i tregonte se ishte marre peng. Me pas bisedimet kane vazhduar mes dy te rriturve, ku Marku, duke kercenuar "rivalin", i ka thene qe te hiqte dore nga e dashura e tij, pasi ai ishte nje mashtrues kurse vete donte qe te martohej me te. "Nese nuk heq dore, une do te te vras djalin!", ka vijuar me tej ultimatumin 25 vjecari qe sapo ishte liruar nga qelite e burgut.
Arrestimi
Prinderit e djalit te marre peng ne oren 20:00 te mbremjes kane vene ne dijeni policine e Lezhes, pasi konstatuan vertet se femija nuk gjendej ne shtepi. Antoni eshte kthyer menjehere nga qyteti i Lezhes, kurse e ema e te miturit, Mira, kishte lene punen prane nje firme te shitjes se peshkut. Mergim Hoxha, drejtori i policise vendore dhe vartesit e tij, kane organizuar nje operacion per lirimin e femijes. Fillimisht eshte kontrolluar banesa e te dyshuarit Gezim Marku, por ai nuk eshte gjetur aty. Ne pyetje jane marre dy prinderit e te miturit, per te zbuluar shkaqet e ngjarjes. Jane pergjuar bisedat telefonike dhe lokalizuar vendi ku mbahej i izoluar 6-vjecari. Burime zyrtare thane se menjehere pasi eshte identifikuar si zone e mbajtjes peng fshati Gjader, eshte bere rrethimi nga forca te shumta te policise dhe agjente. "Nisem kontaktet me te dyshuarin, duke e bindur pas disa oresh qe te lironte femijen, pasi do te zgjidhej konflikti qe kishte", thane burime te policise dje per gazeten. Dhe rreth mesdites eshte bere e mundur qe M. P., t'u kthehej prinderve. Policet e gjeten teksa ecte rruges se lagjes dhe rreth ores 14:00 Gezim Marku ka rene ne pranga, duke u izoluar ne komisariatin e Lezhes.
E martuar, mbante dhe dy te tjere
Policia e Lezhes deklaroi dje ne mbremje se ka zbardhur plotesisht skenarin e pengmarrjes se 7-vjecarit M. P., dhe motivet e ngjarjes. Per te arritur deri aty, eshte marre edhe deshmia e vajzes qe babai i femijes dhe i dyshuari kishin njekohesisht te dashur. Drejtori i policise, Mergim Hoxha, beri te ditur se vete Gezim Marku ka pranuar krimin pas arrestimit dhe gjate negociatave ka qene i paqarte per kerkesat e tij. Por sipas kryepolicit, eshte bere e mundur qe te zbardhet shkaku i kesaj ngjarje, qe eshte edhe rivaliteti per nje femer. Mesohet se 25 vjecarja, banuese ne fshatin Sheher te ketij rrethi, eshte marre ne pyetje pas shoqerimit nga oficeret dhe ka shpjeguar lidhjen me dy burrat. Emri i saj nuk behet i ditur per shkak se ka qene e martuar me nje tjeter person, por ka pohuar se kishte lidhje me te dyshuarin dhe babane e femijes njekohesisht. Ajo eshte shprehur se nuk e dinte qe dy burrat ishin vene ne dijeni se kishin te njejten te dashur, kurse Anton P., ka mohuar gjate marrjes ne pyetje se kishte lidhje jashte martesore.
Kush jane dy personazhet
Hetimet e oficereve kane zbardhur edhe aktivitetin e meparshem penal te dy personazheve te perfshire ne rivalitet per te njejten te dashur. Anton P., babai i femijes se marre peng, prej gjashte muajsh kishte lene burgun, pasi ishte i denuar me dy vite burg, per akuzen e " trafikut te prostitucionit". Tre vite me pare, ai kishte mashtruar nje vajze nga Shenkolli i Lezhes, per t'u martuar me te dhe kishte tentuar te largohej per ne Greqi. Kurse Gezim Marku, ishte denuar me disa muaj burg per krimin e vjedhjes se pasurise.
"Nuk e fal njeriun qe mori peng djalin tim"
Mira, nena e gjashte vjecarit Marsel P., ka provuar 24 ore tmerri te vertete. Ka qene nje "surprize" e hidhur kjo ngjarje per te, ndersa e ka mesuar nga njerezit e saj te aferm kur ende gjendej ne ambientet e firmes se peshkut ne Lezhe, ku dhe eshte punesuar prej kohesh. Tregon me zerin qe i dridhet se eshte kthyer menjehere ne shtepi, ka folur me bashkeshortin per djalin dhe me pas kishte mesuar emrin e autorit. "Me mori bashkeshorti im ne telefon duke me thene qe te shkoja ne shtepi se djali nuk gjendej aty dhe se nuk e dinte ku ndodhej. E ishte marre ne telefon me numer te panjohur duke i thene qe te shkonte ta merrte se e kishin marre peng me makine. Sipas tim shoqi, djali qante ne telefon", rrefen Mira per gazeten "KJ". Ka shkuar ne shtepi rreth ores 15:00, por gjate kontrollit te baneses nuk e ka gjetur dot te birin. "Bisedova me fqinjet, te cilet me thane se kishte ikur rreth ores 14:00 me nje makine dhe i kishte pershendetur me dore. Ne keto momente lajmerova tim shoq dhe njoftova policine qe nisi kerkimet", vijon me tej nena e 6-vjecarit. Shprehet e lumtur qe djali iu kthye serish dhe se nuk ishte keqtrajtuar. E pyetur rreth konflikteve te mundshme, ajo mohon, duke thene se kete akt nuk kishte per ta falur kurre. "Ne nuk kemi hasmeri me askend apo grindje. Te merresh me nje femije eshte krim dhe une nuk mund ta fal", deklaroi ajo. Ndersa daja i femijes shprehet se e kishte mesuar lajmin nga gruaja e tij. "Fillimisht gruaja nuk deshi te me tregonte, i trembej nje hakmarrjeje, pasi e njihnim kete person. Nuk e fal pengmarresin edhe sikur shteti te mbylli gjithcka", perfundon ai.