E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e NATO-s, nxitje per votimin e Shqiperise

TIRANE - Nxitja e bashkepunimit per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ka qene dje tema e eorksho-it te zhvilluar ne nje nga mjediset e Hotel Rogner ne Tirane. Ky aktivitet u zhvillua nga Shtabi i NATO-s ne Tirane. Ne kete veprimtari mori pjese ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zv.ministrat e Mbrojtjes, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se gjeneral brigade Maksim Malaj, gjenerale dhe ushtarake te larte te Forcave tona te Armatosura, perfaqesues nga Presidenca, Kryeministria, Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtesise etj. Te pranishem ishin gjithashtu edhe ambasadore te vendeve anetare te NATO-s te akredituar ne Tirane, atashe ushtarake te ketyre vendeve, perfaqesues te DIE-se, CUBIC, ODC-se, PAMECA, ICITAP, si dhe perfaqesues te organizatave te tjera nderkombetare me mision ne Tirane. Eorkshop-in e hapi komandanti i Shtabit te NATO-s ne Tirane gjeneral brigade Vasil Dimitrov, i cili njohu te pranishmit me qellimin e mbajtjes se kesaj konference, cka se pari konsiston ne nxitjen e metejshme te vendeve anetare te NATO-s per te miratuar ratifikimin e protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Me pas te pranishmit i pershendeti ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa. Ne fjalen e tij Ministri i Mbrojtjes njohu pjesemarresit me reformat e kryera ne fushen e Mbrojtjes, duke u ndalur sidomos ne fazen ne te cilen kane hyre tashme Forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe ne bashkepunimin e ngushte me Aleancen. Ministri Oketa, nder te tjera tha se, anetaresimi i Shqiperise ne NATO, i Kroacise dhe shpresojme shume shpejt edhe i Maqedonise, apo edhe ftesa per Serbine, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinen e ne te ardhmen edhe per Kosoven, mund te konsiderohet si nje sukses i plote dhe i vertete i Aleances ne rajon, sukses ky qe na ka ndihmuar te besojme qe Ballkani ka nje potencial te madh per paqen dhe stabilitetin, si dhe nje bashkepunim konstruktiv. Dhe perderisa ne ishim ne gjendje qe te aplikojme nje strategji te se ardhmes duke qene te suksesshem ne konsolidimin e paqes per ne dhe per mbare boten, kjo eshte mundesuar me mbeshtetjen e NATO-s dhe te shteteve anetare te saj.

Ministri Shqiptar i Mbrojtjes Oketa ne kete aktivitet kerkoi nga te gjithe ambasadoret e akredituar ne Tirane nje lobim aktiv prane parlamenteve te vendeve te tyre per ratifikim sa me shpejt te protokollit te anetaresimit te plote te Shqiperise ne Aleance. Me pas punimet e kesaj konference vazhduan me paraqitjen e dy prezantimeve. Ne prezantimin e pare qe mbajti shefi i Zyres se Keshilltareve ne Shtabin e NATO-s ne Tirane, kolonel Kokonoglou, u dha nje informacion i plote mbi historikun e Shtabit te NATO-s ne Tirane, per misionin, detyrat, strukturen, personelin dhe bashkepunimin e tij ne keto vite me Forcat e Armatosura Shqiptare. Ndersa drejtori i Drejtorise se Planifikimit te Mbrojtjes kolonel Dilaver Hoxha paraqiti brifingun per rrugen e FA drejt integrimit ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›