E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjte, me "te shtrenjte" pas Portugalise

Kristi Vangjeli ishte super-heroi i kombetares sone ne ndeshjen e katert te eliminatoreve te boterorit afrikan. Te mbulosh per 90 minuta sulmuesin me te mire ne bote nuk eshte pak. Ia ka dale mbane mbrojtesi i ekipit tone kombetar. Mbrojtesi i Arisit te Selanikut iu ngarkua nje detyre e veshtira para ndeshjes nga trajneri Ari Han. Ai e kreu aq mire detyren e dhene sa presidenti i FSHF-se Armando Duka tha pas ndeshjes, i gezuar, se nje mbrojtes i kombetares sone cuditi Portugaline dhe boten e futbollit.

Nje Shqiperi heroike. Me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq te Telit, ndaloi Portugaline me sulmues te klasit boteror. "Kristi Vangjeli mbuloi sulmuesin me te mire te bote, i cili kushton sa "buxheti i Shqiperise", - deklaroi Duka. Edhe pse sulmi portugez kishte hapesirat e duhura, pas daljes me karton te kuq te Telit ne '42, Portugalia ishte e pafuqishme. "Jam i emocionuar dhe i gezuar qe nuk e lejova Ronaldon te shenonte ne porten tone," - theksoi mbrojtesi pas ndeshjes. Kristi Vangjeli me shkelqimin ne Brage te Portugalise eshte vene ne gjuetine e menaxhereve te futbollit. Kesisoj, gjate analizes ne kthim te stafit te ekipit tone kombetar eshte thene, se se pari, lojtaret me lojen qe zhvilluan ne Portugali i kane sherbyer vetes se tyre. Por me shume nga te gjithe Vangjeli. Mbrojtesi kuqezi ka hedhur nja hap te rendesishem ne karriere, me paraqitjen e fundit. Perballe "Topit te Arte" ai doli i fituar dhe Aris i Selanikut do ta kete te veshtira ta mbaje deri ne fund te sezonit.

Suksesi

Aktualisht kombetarja ka 5 pike, aq sa te medhenjte e Evropes, Portugalia dhe Suedia. Shqiperia ka luajtur si e barabarte dhe eshte ndare e tille me keto ekipe. Barazimi i arritur ne Portugali eshte pritur me gezim ne te gjithe Shqiperine. Lojtaret pas ndeshjes jane larguar secili neper kampionatet e tyre, per t'u rikthyer ne kombetare ne muajin Shkurt, kur Shqiperia do te ndeshet me Malten. Ekipi yne kombetar ka zhvilluar kater ndeshje deri tani, ka humbur nje dhe ka pesuar vetem dy gola, si asnjehere ne histori.

Nje start i mire, pavaresisht kritikave pas humbjes me Hungarine. Shqiperia ka ndaluar dy ekipe te medha, Suedine dhe Portugaline, ne kater ndeshjet e para. Ne historine tne te futbollit, ekipi kombetar nuk ka mundur dot te siguroje dy rezultate pozitive me ekipet te medha, ne nje kohe kaq te shkurter. Barazimi 0-0 me Portugaline eshte nje rezultat historik per ekipin tone kombetar, qe drejtohet nga holandezi Ari Han.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›