E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han: Jemi këtu për të sulmuar dhe fituar

 

Nga Malta/ Arben Lufi

Ndryshe nga ndeshjet kur kundërshtarët i ka pasur më të fortë se vetja dhe Shqipëria gjithnjë luante rolin e “të voglit”, tani Shqipërisë i duhet të sulmojë. Në letër kuqezinjtë cilësohen favoritë. Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i Shqipërisë, Ari Han, në një konferencë për mediat të mbajtur të martën. “Jemi këtu për të fituar dhe sulmuar. Skuadra do të luajë futboll të mirë dhe do të aplikojmë plotësisht lojë sulmuese. Malta është e uritur për pikë dhe gola. E di shumë mirë se mund të jenë shumë të rrezikshëm, pasi këtë e kemi parë edhe në ndeshjen e fundit në Tiranë që e zhvilluam në shtator. Madje kam përshtypjen se në ndeshjen e nesërme (sotme) Malta do të jetë akoma më e rrezikshme”, ka thënë Han. Holandezi ka shprehur bindjen se të ftuarit e tij do ta zëvendësojnë më së miri dy shtyllat e skuadrës, Altin Lalën dhe Lorik Canën. Në stërvitjet e fundit, Han ka provuar Currin në mesfushë, por ai nuk ka dashur të zbulojë se kush do ta zërë vendin e dy të dëmtuarve. “Futbollistët që do t’i zëvendësojnë të lënduarit jam i bindur se do të japin gjithçka nga vetja për të treguar veten”, ka shtuar ai. Trajneri holandez tha gjithashtu se ka kujtime të mira nga Malta, kur ai pat ardhur këtu për të luajtur kundër Valetës në stadiumin e vjetër të Gziras, në kohën kur ishte pjesë e skuadrës së “Standard Liezhit”. Në stërvitjet e djeshme trajneri i përfaqësueses shqiptare ka urdhëruar disa nga lojtarët (Skelë, Duron dhe Currin) që të gjuanin disa goditje dënimi. Ai i ka kushtuar një pjesë të mirë të minutazhit të seancës së fundit stërvitore, çka ka lënë të kuptohet se kuqezinjtë do të shpresojnë edhe tek mjeshtëria e Skelës apo e Duros. Ari Han kërkon në këtë mënyrë që të shfrytëzojë edhe faktin që pjesa dërrmuese e lojtarëve kundërshtarë janë shtatshkurtër. Nëse Shqipëria do të mund të fitojë në ndeshjen e sotme, do të ngjitet në krye të grupit 1, pasi asnjë nga skuadrat e tjera nuk zbret sot në fushë.
Stërvitjet
Në stërvitjet e djeshme trajneri i përfaqësueses shqiptare ka urdhëruar disa nga lojtarët (Skelë, Duron dhe Currin) që të gjuanin disa goditje dënimi. Ai i ka kushtuar një pjesë të mirë të minutazhit të seancës së fundit stërvitore, çka ka lënë të kuptohet se kuqezinjtë do të shpresojnë edhe tek mjeshtëria e Skelës apo e Duros. Ari Han kërkon në këtë mënyrë që të shfrytëzojë edhe faktin që pjesa dërrmuese e lojtarëve kundërshtarë janë shtatshkurtër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›