E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet me thikë në burgun e Fushë-Krujës

 

FUSHE-KRUJE - Një minoren tenton të fusë në burgun e Fushë-Krujës një thikë artizanale me teh metalik, që arrinte gjatësinë e 6 centimetrave. Burimet saktësojnë se shtetasi 17-vjeçar K.Gj. kishte futur armën e ftohtë brenda trastës së ushqimeve, e cila po i dërgohej në burg një familjari që vuante prej disa muajsh dënimin. Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të takimeve të familjarëve me të dënuarit. Një prej gardianëve të shërbimit është treguar vigjilent, duke e kontrolluar mirë çantën përpara se ajo t’i dorëzohej të dënuarit. Policia e Qarkut Durrës-Krujë bën me dije se nga hetimet e para rezultoi se thika ishte futur aksidentalisht në çantën e ushqimeve. Megjithatë adoleshenti K.GJ., i vitlindjes 1991, lindur dhe banues në Mazrek të Shkodrës, do të ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij të mitur. Vepra penale në ngarkim të tij është “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 179 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ndodhet edhe seksioni i të miturve. Gati një javë më parë në burgun e Fushë-Krujës, gardianët i bllokuan një familjari që po takonte të afërmin e tij të dënuar një fishek pistolete. Menjëherë nisën hetimet se mos bëhej fjalë për ndonjë larje llogarish mes të dënuarve, por rezultoi se fisheku është gjendur aksidentalisht në xhep.              o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›