E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han, asnjë ndryshim në listë

 

Grupi fitues nuk ndryshohet. Trajneri holandez Ari Han e ka pasur parasysh këtë. Asnjë ndryshim në listën e lojtarëve. Janë të njëjtët futbollistë që ia dolën të ndalin Suedinë e Zlatan Ibrahimoviçit në barazimin e madh 0-0 në Tiranë dhe fituan pastër 3-0 kundër Maltës së Majkëll Mifsudit në "Qemal Stafa", duke marrë edhe kryesimin e përkohshëm të Grupit 1. Tri pikë edhe ishin besuar se do të merreshin nga trajneri Han në dy përballjet e para zyrtare (fitorja me Maltën), por pika kundër Suedisë, mund të konsiderohej më shumë se një guxim para 90 minutave të luajtura, më 6 shtator 2009, në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të Botërorit 2010.
Renditja
Befasisht Shqipëria kryeson me meritë Grupin I të zonës evropiane, të konsideruar edhe si "Grupi i ferrit", pasi për dy vendet e para luftojnë tri skuadra të mëdha: Portugalia, Suedia e Danimarka. Shqipëria mbërrin në ballafaqimin me Hungarinë në Budapest me tri pikë më shumë se kundërshtari. Kombëtarja jonë fitoi në ndeshjen e fundit kundër Maltës (3-0, gola të Bogdanit, Duros e Dallkut), ndërkohë që Hungaria humbi në Suedi 2-1.
Sfidë holandeze
Hungari-Shqipëri është një "sfidë e tëra holandeze", parë dhe faktin se trajnerët e dy përfaqësueseve, si Ervin Kuman ashtu dhe Ari Han, i përkasin kësaj shkolle. Gjithsesi, Han duket se ka një armë më shumë se kundërshtari. Përvojën si trajner përfaqësuesesh, por edhe ndihmën e një "spiuni" të regjur si djali i tij, Advin Han. Han Junior ndoqi Suedi-Francë (2-3) e më pas Maltë-Portugali (0-4), duke i ofruar të atit të tij të dhëna të konsiderueshme.

Lista e Kombëtares

Portierë: Arjan Beqaj (Anorthosis), Isli Hidi (Alki Larnaka), Ilion Lika (Terek Grozni);
Mbrojtës: Armend Dallku (Vorskla), Kristi Vangjeli (Aris), Debatik Curri (Vorskla), Endri Vrapi (Elbasani), Andi Lila (Tirana), Elvin Beqiri (Vllaznia), Admir Teli (Haçetepespor), Ansi Agolli    (Tirana); Mesfushorë: Lorik Cana (Marsejë), Altin Lala (Hanover 96), Klodian Duro(AC Omonia), Ervin Skela (Energi Kotbus), Elis Bakaj (Partizani), Jahmir Hyka (Mainz 05), Ervin Bulku (Krivbas);
Sulmues: Edmond Kapllani (Karlsruhe), Hamdi Salihi (SV Ried), Besart Berisha (Rozenborg), Erjon Bogdani (Kievo).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›