E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat për varrin e nënës Mbretëreshë

 

TIRANE - Përfaqësuesit ligjorë të familjes mbretërore kërkuan në Gjykatën e Tiranës rikthimin e truallit të varrit të Nënës Mbretëreshë. Avokati përfaqësues i Lartmadhërisë Leka Zogu I, paraqiti në gjykatë krahas kërkesë-padisë dokumentacionin me të cilin vërteton se sipërfaqja gjashtë mijë metër katrorë përballë Fakultetit Filologjik është pronë e familjes mbretërore, e cila është blerë në vitet '30 për ta kthyer në varrezë familjare. Por për shkak të largimit në vitin 1939 të mbretit Ahmet Zogu me familjen, në këtë varrezë u varros vetëm një person, ndërsa komunistët në vitin 1945 e bombarduan varrin e saj duke e kthyer në gërmadha, të cilat gjenden edhe sot. Lartmadhëria Leka Zogu I, kërkon në gjykatë që Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave t'i kthejë familjes mbretërore sipërfaqen e ndodhur në rrugën e Elbasanit, e cila aktualisht njihet si park kombëtar, pasi është kthyer e tillë gjatë 45 viteve të qeverisjes së komunizmit. Por ndryshe nga kjo, paditësit pohojnë se parku kombëtar e ka humbur tashmë destinacionin, pasi në truallin e varrezave të familjes mbretërore ndodhen dy lokale private.                              fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›