E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han, eksploron ekipin Shpresa

Trajneri i kombetares sone, Ari Han do te jete i pranishem afro nje jave ne kryeqytet, per te ndjekur nga afer dy ndeshje te kampionatit tone. Para se te rikthehet ne Tirane, holandezi do te kontaktoje edhe me lojtare te tjere te kombetares, qe luajne ne vende te ndryshme te Evropes. Ari Han gjate javes se qendrimit ne Shqiperi, ne vigjilje te ndeshjes se 11 shkurtit ndaj Maltes, do te vezhgoje disa lojtare qe mund te behen pjese e kombetares ne ndeshjet e tjera te eliminatoreve te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010" . Nderkohe, mesohet se ne planet e trajnerit te kombetares sone jane edhe dy lojtare te ekipet Shpresa. Ari Han duhet te shohe edhe nje here ndeshjet e kampionatit, pasi per elementet e U-21 ka marre te dhena te mjaftueshme nga trajneret e tjere te ekipeve kombetare. Migen Memelit, sulmuesi i Tiranes dhe golashenuesi me i mire i Kategorise Superiore, do te jete edhe nje here tjeter nen vezhgimin e holandezit. Sipas drejtuesve te FSHF-se, formacioni eshte ekzklusivitet i trajnerit dhe ndryshimet do te jene ne doren e tij, para ose pas Maltes. Keshtu, edhe ne ndeshjet e kaluara trajneri ka hezituar te therrase njerin prej dy sulmuesve me te mire te kombetares U-21, qe drejtohet nga trajneri Artan Bushati. Duke pare situaten e fundit te sulmuesve te kombetares, te cilet nuk po luajne ne radhet e ekipeve te tyre, ose kane probleme demtimi, trajneri do te kete me ta lehte vendimin, per te ndryshuar kombetaren. Gjithsesi, Malta eshte konsideruar prej tij, nje kundershtar i rrezikshem dhe fitorja me 11 shkurt, qe do te jete objektivi i vetem, nuk shihet e lehte. Sakaq, ne planet e "timonierit" te kombetares shqiptare, ne ndeshjen e radhes do te jete edhe nje mbrojtes, i cili ne fakt mungon, per shkak te rolit dhe peshes qe ai duhet te kete ne perfaqesuese. Kombetarja jone gjate vitit te fundit nuk luan me nje qendermbrojtes natyral, sepse mungon nje i tille. Debatik Curri dhe Lorik Cana i kane ndryshuar shpesh rolet e tyre, per te plotesuar boshllekun ne fjale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›