Fagu dhe Beqiri vendosen per te qendruar te Elbasani
Dy lojtare te Elbasanit, Erbim Fagu dhe Ardit Beqiri, te cilet ishin ne plan per te ikur gjate merkatos se dimrit, ndryshuan mendje ne ditet e fundit. Ata vendosen perfundimisht qe te qendrojne ne radhet e Elbasanit. Elbasani pavaresisht problemeve, eshte munduar qe te mbaje pjesen me te madhe te skuadres, si dhe eshte treguar teper aktiv ne merkato, duke e perforcuar ndjeshem ekipin, ne prag te pjeses se dyte te gares. Aktualisht Elbasani po zhvillon fazen pergatitore te dimrit, ne Maqedoni. Nderkaq, pas largimit te mbrojtesit Arjan Sheta, Elbasanit i jane larguar edhe dy lojtare te tjere, Egert Bakalli e Stavrion Lako. Egert Bakalli i eshte bashkuar Partizanit ne stervitje, ndersa Lako kaloi te Skenderbeu i Korces.