Cani aktivizohet ne pjese te dyte, me humbje te Askoli
Sulmuesi Edgar Cani ishte i pafat gjate ndeshjes se fundit ne Itali, pavaresisht se zhvilloi nje pjese te dyte te mire, ne radhet e ekipit te tij. Ishte Livorno ajo qe fitoi ndeshjen e se premtes ne mbremje, ne Seria B, 1-0 ndaj Askolit, ekip ku luan gjate ketij sezoni sulmuesi i talentuar shqiptar. 20 vjecari eshte aktivizuar ne pjesen e dyte te ndeshjes. Ne kete pjese loje, ekipi i Canit pesoi golin e vetem qe i shkaktoi humbjen ne fund, por vendimtar ne rezultatin e djeshem, ishte dalja me karton te kuq e nje futbollisti te Askolit, ne fillim te pjese se dyte te ndeshjes. Cani i eshte bashkuar ekipit te Askolit, ne forme huazimi, pasi me pare ai ishte pjese e Palermos.