Si kam nisur te shkruaj
Nobelisti i shquar tregon rrugen e fillimit te tij dhe sfidat e para, njohjen me Ezra Poundetj. "Jam bere shume me teper prodhues nen influencen fillimisht te Bodlerit dhe pastaj te Jules Laforgue, te cilin e kam zbuluar mendoj ne vitet e rinise sime ne Harvard"
Nga Donald Hall
Intervista u be ne New York ne apartamentin e Z. Louis Henry Cohn i House of Book, Ltd., qe ishte mik i Znj. dhe Z. Eliot. Raftet e dhomes se ndenjes permbanin nje koleksion te mrekullueshem te autoreve moderne. Ne murin prane hyrjes, varej nje vizatim i Z. Eliot, bere nga kunata e tij Mrs. Znj. Henry Ware Eliot. Nje fotografi martese e kornizuar e Eliot qendronte ne nje kuader te argjendte mbi tavoline. Znj. Cohen dhe Znj. Eliot qendronin ne divanin qe ishte ne nje nga fundet e dhomes, ndersa Z. Eliot dhe intervistuesi perballe njeri-tjetrit ne qender te dhomes. Mikrofoni i regjistruesit shtrihej ne dysheme mes tyre.
Z. Eliot dukej vecanerisht mire. Ai kishte vizituar per ne kohe te shkurter Shtetet e Bashkuara, pasi kishte bere udhen e tij drejt Londres nga pushimet e bera ne Nasau. Ai ishte i perzhitur disi dhe ne kohen kur intervistuesi kishte folur me te, dukej sikur kishte vene pak peshe brenda tre viteve. Pergjithesisht, ai dukej me i ri dhe ndihej i gezuar. Ai shikonte vazhdimisht nga Znj. Eliot gjate intervistes, sikur te kishin ndare me te ndonje pergjigje, qe ai nuk e kishte dhene dot.
"Intervistuesi kishte folur me pare me Z.Eliot ne Londer. Ne zyren e vogel ne "Faber and Faber", pak me tutje nga Sheshi Russell, shfaqet nje galeri fotografish ne muret e tij: ketu eshte nje pikture e stermadhe e Virginia Woolf-it me nje portret ne kuadro te Piu te XII; ketu jane dhe I. A. Richards, Paul Valery, E. B. Yeats, Goethe, Marianne Moore, Charles Whibley, Djuna Barnes dhe te tjere.
Shume poete te rinj jane perballur drejtperdrejt me to, gjate pritjes se Z.Eliot. Nje nga ata ka treguar nje histori qe ndricon disa nga te papriturat ne bashkebisedimin me Z.Eliot. Pas nje ore ne nje diskutim letrar serioz, Ai ndaloi qe te mendonte nese kishte ndonje fjale te fundit si keshille; poeti i ri amerikan perballe tij ishte per te shkuar ne Oksford ashtu si Z.Eliot kishte bere dyzet vjet te shkuara. Atehere, teper seriozisht sikur t'i kishte rekomanduar atij shpetimin, Z.Eliot e keshilloi ate qe te blinte nje kanotiere leshi per shkak te gurit te lagesht te Oksfordit. Z.Eliot ishte i afte qe te ishte prindi i mire, ndersa ishte krejt ne dijeni te disproporcioneve komike mes menyres dhe mesazhit.
Kombinime te ngjashme modifikojne shume nga komentet qe jane treguar ketu dhe ironia e gjesteve eshte e padukshme ne faqe. Nder kohe, aktualisht, intervistuesi ka levizur nga nje ironi dhe gjendje e lehte komike drejt gazit. Regjistruesi eshte tundur nga te qeshurat e medha te Z.Eliot, vecanerisht ne pergjigje te permendjes te rrembimit te dikurshem te Ezra Pound, dhe te pyetjes rreth te pabotuares dhe dikur permbledhjeve te poemave te King Bolo-s, ne ditet e tij te Harvardit.
Ndoshta duhet te filloj nga fillimi. A i kujtoni rrethanat ne te cilat ju filluat qe te shkruani poezi ne St.Louis, kur ishit djalosh?
"Mendoj se kam filluar te shkruaj poezi ne moshen katermbedhjetevjecare, nen inspirimin direkt te Omar Kajam-it te Fitzgerald-it, duke shkruar fillimisht nje numer strofash shume te trishtuara, te deshperuara dhe ateiste me te njejtin stil, te cilin per fat e kam ndrydhur tashme komplet dhe kaq plotesisht, saqe ato, sot, nuk ekzistojne fare. Nuk ia kam treguar ato as edhe njeriu. Te paren poezi qe kam treguar ka qene ajo ne "Smith Academy Record" dhe me vone ne "The Harvard Advocate", qe jane shkruar si ushtrime per mesuesin tim te anglishtes dhe kane qene thjesht nje imitim i Ben Johnson-it. Ai mendonte se ishin te mira per nje nxenes te moshes pesembedhjete ose gjashtembedhjetevjecare . Pastaj kam shkruar pak ne Harvard, pikerisht te mjaftueshme per t'u kualifikuar per nje zgjedhje per redaktimin e "Harvard Advocate", te cilin e deshiroja. Atehere kam pasur nje shperthim gjate rinise sime dhe viteve te maturise. Jam bere shume me teper prodhues nen influencen fillimisht te Bodlerit dhe pastaj te Jules Laforgue, te cilin e kam zbuluar mendoj ne vitet e rinise sime ne Harvard".
A ju coi juve dikush dhe posacerisht direkt tek poetet frenge? Hamendesoj se nuk ka qene ky Irving Babbitt...
"Jo, Babbitt do te ishte personi i fundit per kete! Te vetmen poeme qe Babbitt mbante lart dhe e vleresonte me admirim ka qene Gray's Elegy. Dhe kjo ishte nje poeme e mrekullueshme, por une mendoj se ajo tregonte disa kufizime te caktuara mbi pjesen e Babbitt, Zoti e bekofte ate. Mendoj, se kam reklamuar disi burimet e mia; ishin librat e Arthur Symons mbi poezine franceze, me te cilat une u ndesha ne Unionin e Harvardit. Ne ato dite, Unioni i Harvardit ishte nje vend takimi per kedo qe deshironte te bente pjese ne te. Ata kishin nje biblioteke te vogel te mrekullueshme, ashtu si shume nga bibliotekat qe jane shtepite e Harvardit sot. I pelqeja citimet e tij dhe shkova dikur te nje librashites i huaj ne Boston (e kam harruar emrin dhe nuk e di nese ekziston ende) qe ishte i specializuar per frengjishten dhe gjermanishten dhe me librat e gjuheve te tjera dhe gjeta Laforgue dhe poete te tjere. Nuk mund ta imagjinoni sepse kjo librari duhet te kishte pak poete si Laforgue si vepra stok ne raftet e saj. Miresia vete e di sesa gjate i kishin pasur ato, apo sesa nese do kishin pasur ndonjehere kerkesa per to".
Kur juve keni qene thjesht nje i diplomuar, a ishit ne dijeni pak a shume te prezences edhe te poeteve te tjere me te vjeter? Sot poeti ne te rite e tij eshte duke shkruar edhe ne moshen e Eliotit, Pound dhe Stevens. A kujtoni valle sensin tuaj ne keto kohe per letersine? Habitem, por, situata juaj, nuk ka qene shume ekstreme?
"Mendoj se ka qene nje avantazh per te mos pasur ndonje poet te gjalle ne Angli dhe ne Amerike per te cilin dikush mund te tregonte ndonje interes te vecante. Nuk e di se cfare do te ishte njesoj, por mendoj se do te ishte disi me mire per nje si medyshje te shqetesuar apo per te pasur nje te tille prezence dominuese, si thoni ju zakonisht per te. Per fat ne nuk kemi qene te shqetesuar nga njeri-tjetri".
A jeni juve ne dijeni te njerezve si Hardy apo Robinson, ne pergjithesi?
"Kam qene pak ne dijeni per Robinson sepse kam lexuar nje artikull per te ne The Atlantic Monthly, qe citon disa nga poezite e tij dhe qe nuk ishte gjeja ime, tek e fundit. Hardy eshte pak i njohur, qe te ishte aq poet ne ate kohe. Dikush mund te kishte lexuar romanet e tij, por poezia e tij mbeti realisht e vleresuar me vone per gjeneratat e tjera. Atehere ishin Yeats por ato kane qene ne fillimet e tij. Ka pasur shume muzg kelt mbi mua. Ne te vertete, nuk ka pasur ne te vertete asgje, pervec njerezve te viteve nentedhjete qe kishin vdekur te gjithe nga pija, apo ishin vetevrare nga nje gje, apo tjetra".
A jeni ndihmuar me Conrad Aiken me njeri-tjetrin per poemat tuaja kur keni qene se bashku redaktore ne Advocate?
"Ne ishim miq, por nuk mendoj se ne kemi influencuar te njeri-tjetri. Kur erdhi puna per shkrimtaret e huaj, ai ka qene me i interesuar te shkrimtaret italiane dhe spanjolle dhe une kam qene vetem per francezet".
A ka pasur atje ndonje nga miqte tuaj qe i lexoi fillimisht poezite tuaja dhe ju ndihmoi?
"Ah, po. Ishte nje njeri, qe ishte miku i tim vellai, nje njeri qe quhej Thomas H. Thomas, qe jetonte ne Cambridge dhe qe pa disa nga poezite e mia ne "The Harvard Advocate". Ai me shkroi nje leter shume entuziaste dhe me pergezoi teper. Dhe do te deshiroja qe t'i kisha ende te ruajtura keto letra. I isha shume mirenjohes atij, qe me ka dhene kete inkurajim".
Tani po kuptoj qe ishte Conrad Aiken qe ju paraqiti juve dhe punen tuaj tek Pound.
"Po, ai ishte. Aiken ishte nje mik shume bujar. Ai u perpoq qe te botonte disa nga poezite e mia ne Londer, nje vere kur ai kishte ikur atje me Harold Monro dhe me te tjeret. Askush nuk mendonte qe ato ia vlenin qe te botoheshin. Ai mi solli serish pas. Atehere me 1914, mendoj ne ishim te dy se bashku ne Londer per te veruar. Ai mu drejtua: "Duhet te shkosh tek Pound qe t'i tregosh poezite". Ai mendonte se Pound do t'i vleresonte ato. Aiken i pelqente, megjithese ato ishin shume te ndryshme prej tij".
A i kujtoni rrethanat e takimit tuaj te pare me Ezra Pound?
"Mendoj se shkova une i pari qe ta kerkoj ate. Po ashtu edhe mendoj se bera nje pershtypje te mire ne dhomen e tij te vogel trekendore ne Kensington. Ai me tha: "Mi jep poezite". Dhe me shkroi: "Keto jane me te mirat poezi qe kam pare ndonjehere. U shastisa pak dhe kemi folur pastaj vetem per to". Pastaj ai ia kaloi ato Harriet Monros, qe kuptohet se moren edhe pak kohe".
Ne nje artikull per ditet qe kaluat ne Advocate, lidhur me librin e botuar ne ditelindjen tuaj te gjashtembedhjete, Aiken, citohet te kete thene ne nje leter te hershme nga Anglia, te ciles ju i referoheni vjershes se Pound si "prekshmerisht jokompetente". Habitem se kur ju e ndryshuat mendimin tuaj?
"Hahhhh! Eshte pak si nje goditje e papritur, apo jo? Poezia e Pound ishte e para qe me eshte treguar nga nje redaktor i "The Harvard Advocate", W. G. Tinckom-Fernandez, qe ishte nje nga miqte e mi dhe te Conrad Aiken dhe poetet e tjere te kesaj periudhe. Ai, vete, edhe mi ka treguar keto gjera te vogla te Elkin Mathews, Exultations and Personae. Ai tha "kjo e rriti rrugen tende dhe juve duhet qe ta pelqeni kete". Ne te vertete se bera mire. Me dukej pak si shume fantazi, e modes se vjeter. Material romatik, nje lloj gjeje aventureske. Nuk jam impresionuar shume prej saj. Kur shkova per te pare Pound, nuk them se kam qene vecanerisht nje admirues i punes se tij dhe keshtu tashme qe e vleresoj ndryshe punen e tij e shikoj ate si shume te permbushur, dhe jam sigurisht ne dijeni qe me vone ne punen e tij, duhej qe te gjehet pikurish ajo gjeja e madhe".
Juve keni permendur ne nje botim qe Pound e preu "The Waste Land" nga nje poeme me e madhe, ne ate qe u be pastaj forma reale e saj. Ku keni perfituar me shume nga kritika e tij per poemat tuaja ne pergjithesi? A ka realizuar ai dhe poezi te tjera ne te njejten menyre?
"Po, ne ate periudhe po. Ai ka qene nje kritik i mrekullueshem, sepse ai nuk perpiqej qe t'ju kthente juve ne nje imitim te vetvetes. Ai perpiqej qe te shikonte thjesht se cfare ishit duke bere ju".
A ju kane ndihmuar per te shkruar ndonje nga poezite tuaja? Ezra Pound pershembull?
"Nuk mund te mendoj per ndonje shembull te vecante. Natyrisht, kam bere nje numer te madh sugjerimesh mbi doreshkrimet e poeteve te rinj ne njezete-pese vitet e fundit, apo keshtu, por kaq...".
A jane te paprera doreshkrimet e"Waste Land"qe ekzistojne ne origjinal?
"Mos me pyet. Kjo eshte nje nga gjerat, te cilat nuk i di. Eshte nje mister i pazgjidhur. E kam shitur ate tek John Quinn. I kam dhene gjithashtu atij dhe nje fletore shenimesh me poezi te pabotuara, sepse ai kishte qene shume i kendshem ne shume pune te ndryshme me mua. Kjo eshte e fundit qe kam degjuar per to. Pastaj ai vdiq dhe ato nuk mberriten kurre per ndonje gje".
Cfare lloj gjeje ka prere Pound nga "The Waste Land"? A mos ka prere ai nje seksion te tere?
"Po, te gjithe seksionin. Ka qene nje seksion i gjate rreth nje mbytjeje anije. Nuk e di se cfare donte qe te bente ndonje gje tjeter, por kjo eshte inspiruar disi nga canto e Uliksit tek "The Inferno" , kujtoj. Atehere ka qene edhe nje seksion tjeter qe ka qene nje imitim i "Rape of the lock". Pound me tha: "Nuk ka dobi qe te perdoresh per te teren, dicka, qe dikush tjeter e ka bere shume me mire sesa mund qe te behet. Mundohu qe te besh dicka te ndryshme".
Ishin keto ndryshimet, qe kishin te benin me heqjen e strukturave, pjesa intelektuale e poezive tuaja?
"Jo, thjesht mendoj se ato keshtu ishin pa strukture, vetem tashme ne nje rruge shume me te kote dhe ne nje version me te gjate".
Kam nje pyetje rreth poezise, qe eshte e lidhur me kompozicionin. Ne "Thought after Lambeth" ju mohoni pretendimet e kritikeve qe thone se ju shprehni "deziluzionin e nje gjenerate te tere" ne "The Waste Land", apo qe ju mohoni qe ky eshte qellimi i juaj. Tani, F.R.Leavis thote qe, paraqitja e poezive nuk eshte progres; ende ne anen tjeter, kritike te tjere te mepasshem kane shkruar pas poezise se fundit, qe gjejne madje edhe "The Waste Land-in" kristian.
"Jo, nuk ka qene kjo pjese imja e qellimshme. Mendoj se ne "Thought after Lambeth" kam folur per qellimet, me shume ne nje sens negativ, sesa ne ate pozitiv, per te thene se cfare nuk eshte ne synimet e mia. Habitem se cfare nenkupton nje "qellim"? Dikush do te gjeje dicka jashte gjoksit se nje njeriu. Dikush as nuk e di krejtesisht cfare eshte ajo qe do dikush qe te nxjerre nga gjoksi i nje tjetri, derisa ajo nuk ka dale. Por nuk mund te aplikojme fjalen "qellim" pozitivisht ne nje nga poezite e mia. Apo tek ndonje poezi tjeter".
Kam nje pyetje tjeter per ju dhe Pound dhe karrieren tuaj te hershme. Kam lexuar diku qe ju dhe Pound vendoset qe te shkruani strofa ne Late Teens sepse 'vers libre' (me rime te lire) ishin shkuar shume me perpara...
"Une mendoj se Pound e ka thene dicka. Dhe sugjerimi per shkrimin e strofave ishte i tij. Ai me vendosi mua tek Emaux et Camées (Poezi te Theophile Gautier)".
Cuditem rreth idese suaj per nje lidhjeje te formes me subjektin. A mundeshit ju qe atehere te kishit zgjedhur formen, perpara se te njihnit krejtesisht se ju kishit qellim te shkruani per te?
"Po, ne nje fare menyre. Dikush studion origjinalet. Ne studiojme poezite e Gautier dhe atehere dikush mendon: "A kam une per te thene dicka ne te cilin kjo forme do jete e perdorshme?" Dhe, ne kemi eksperimentuar. Forma i dha impulsin e permbajtjes".
Pse ishte 'vers libre', forma qe ju zgjodhet per ta perdorur ne poezite tuaja te hershme?
"Vjershat e mia te hershme ishin 'vers libre', natyrisht dhe filluan nen perpjekjen per te praktikuar te njejten forme si edhe Laforgue. Kjo donte te thoshte vetem linja ritmike te gjatesive te parregullta me rimat qe vinin ne vende te parregullta. Nuk ishin aq shume libre, as shume te lira, vecanerisht lloji qe Ezra e quan "Amygism" (reference e Amy Lowell). Atehere natyrisht kishte gjera ne fazen tjeter qe ishin edhe me te lira, si "Rapsody on a Windy Night". Kur e bej kete nuk e di nese kjo eshte ndonje lloj i modelit, apo praktikes ne mendje. Ajo thjesht vjen ne kete menyre.
A ndjeheni, mundesisht se ju ishit duke shkruar kunder dickaje me shume, sesa nga nje model? Kunder nje poeti te afirmuar ndoshta?
"Jo, jo, jo. Nuk mendoj se ishte vazhdimisht nje perpjekje per te hedhur gjera, por vetem nje perpjekje per te nxjerre se cfare ishte e drejte per dike apo jo. Dikush ne te vertete injoronte poetet e afirmuar te tille si Robert Bridges. Nuk mendoj se poezia e mire mund te prodhohet ne nje lloj te perpjekjes politike apo per te hedhur poshte disa forma ekzistuese. Mendoj se eshte thjesht zevendesim. Njerezit gjejne nje rruge ne te cilin mund te perdorin dicka. "Nuk mund ta them ate se cfare mund te gjej ne kete rruge qe duhet te behet". Dikush ne te vertete shqetesohet rreth modeleve ekzistuese".
Mendoj se ishte pas "Prufrock" dhe perpara "Gerotnion" qe ju shkruat edhe nje poeme ne frengjisht qe u botua ne Collected Poems. Habitem sesi ndodhi qe ju e keni shkruar kete. Kishit shkruar deri me atehere?
"Jo dhe kurre nuk do ta bej. Kjo eshte nje gje shume kurioze, te cilen une s'mund ta shpjegoj se bashku. Ne ate periudhe, mendoja se isha thare komplet. Nuk kisha shkruar as edhe nje gje per shume kohe me radhe dhe isha disi si i deshperuar. Fillova qe te shkruaj pak gjera ne frengjisht dhe gjeta se mundesha ne ate kohe. Mendoj se ishte koha, kur fillova qe te shkruaj ne frengjisht, qe nuk i mora fillimisht poezite shume seriozisht dhe keshtu, duke mos i marre ato kaq seriozisht, nuk isha shume i shqetesuar per mosqenien i afte per te shkruar. I bera keto gjera si nje lloj 'tour de force' per te shikuar se ku mund te arrija. Kjo vazhdoi per disa muaj. Me te mirat prej tyre jane botuar. Duhet qe te them se Ezra Pound shikoi me kujdes permes tyre dhe Edmond Dulac, nje francez qe jetonte ne Londer, me ka ndihmuar shume per to. Kjo vazhdoi keshtu per disa muaj. Ne lame pabotuar disa prej tyre dhe besoj se ato u zhduken komplet, pak me vone. Atehere papritmas fillova te shkruaj serish ne anglisht dhe e humba te gjithe deshiren per te shkuar para me frengjishten. Mendoj se ishte pikerisht kjo dicka qe me ndihmoi mua per te rifilluar serish".
A mendoni tek e fundit ne berjen e nje poeti simbolist francez, ashtu si rasti i dy amerikaneve te shekullit te fundit?
"Stuart Merrill dhe Viélé-Griffin. Une e bera kete gjate vitit romantik, qe kam kaluar ne Paris pas Harvardit. Kisha ne ate kohe idene per ta nderprere anglishten dhe per t'u perpjekur per te ndrequr dhe te sterhallesha neper Paris dhe gradualisht te shkruaja ne frengjisht. Por do te kish qene nje ide idiote edhe sikur te kisha qene shume me teper dygjuhesh sesa isha ne te vertete, sepse per nje gje te jem i sinqerte: nuk mendoj se nje njeri mund te arrije te behet nje poet dygjuhesh. Nuk di ndonje rast, ne te cilin nje njeri shkruan poezi te medha, apo te mrekullueshme njesoj mire ne te dy gjuhet. Mendoj se nje gjuhe duhet te jete e vetmja, ku ju e shprehni vetveten ne poezi dhe po ashtu do e keni arritur qe ta nderprisni tjetren per kete qellim. Une mendoj, se gjuha angleze ne te vertete, ka shume me teper burime, ne disa kendveshtrime sesa frengjishtja. Mendoj, me fjale te tjera, se une kam bere shume me mire ne anglisht sesa do te kisha bere ne frengjisht edhe pse nuk kisha qene kaq ekspert ne frengjisht, si poetet qe ju keni permendur".
A mund t'ju pyes a keni ndonje plan per te krijuar poezi tani?
"Jo. Nuk kam ndonje plan per asgje ne kete moment, pervecse mendoj qe do te me pelqente qe te isha cliruar nga "The Elder Statesman" (une vetem sa i kalova provat finale pikerisht pak perpara kur e lame Londren) per te bere shkrimin e nje proze te vogel e nje lloji kritik. Kurre nuk mendoj me shume se nje hap perpara. A do te doja qe te beja nje tjeter pune, apo do te doja qe te beja me shume poezi? Nuk e di nese do te gjej ndonjehere se cfare dua te bej".
A keni ndonje poezi te pambaruar qe ju e keni pare fare rastesisht?
"Nuk kam shume ne kete fryme, jo. Si rregull, tek mua nje gje e pambaruar eshte nje gje per te cilen mundet, po ashtu te fshihet. Eshte me mire, qe nese ke ndonje gje te mire qe mund ta perdoresh per dikund tjeter ta ruash, apo une preferoj ta le ate te ngulur ne mendjen time sesa ne leter, apo ne sirtar. Nese do ta le ate ne sirtar, ajo do te mbetet e njejta gje, por nese ajo do te jete ne kujtesen time, ajo do te transformohet ne nje gje krejt tjeter. Ashtu si kam thene me pare. Burnt orton filloi me copa qe duheshin te preheshin nga "Murder in the Cathedral" . Kam lexuar ne "Murder in the Cathedral" se nuk ishte e nevojshme qe te vendosje ne rreshta te qarte ate qe ju mendonit se ishin poezi te mira, kuptohet nese ato nuk do te duheshin per ndonje veprim. Kjo ishte ne kohen kur Martin Browne ishte i dobishem. Ai do te thoshte: "Ka rreshta shume te mrekullueshem ketu, por nuk kemi asgje per te bere me te dhe me ate qe mund te shfaqet me pas ne skene".
A ka qene ndonje nga poezite tuaja te vogla qe kane vlere aktualisht, ndonje seksion i prere nga pune te meparshme? Jane dy te tilla qe tingellojne si "The Hollow Man".
"Ah, keto ishin skemat paraprake. Ato gjera ishin me pare. Te tjerat qe kam botuar ne periodike por jo ne poezite e mia te permbledhura. Ju nuk doni te thoni me kete te njejten gje si ne nje liber".
Ju dukeni shpesh se keni shkruar poezi me seksione te ndara. A kane filluar ato si poezi te ndara? Jam duke menduar per "Ash Wednesday" ne vecanti.
"Po, njesoj si "The Hollow Man" ajo ka ardhur njesoj nga poezi te prera. Kur i ritherras ne mendje, nje apo dy skica te hershme te "Ash Wednesday" ato shfaqen ne "Commerce" dhe kudo. Pastaj gradualisht ato vijne per t'u pare si nje rend. Kjo eshte nje rruge ne te cilen mendja ime duket se ka punuar shume poetikisht pergjate viteve-duke i bere gjerat e ndara dhe atehere duke pare mundesine e shkrirjes se tyre se bashku, alternimit te tyre dhe berjes se nje lloji te se teres nga ato".
A keni shkruar ndonje gje tani ne damaret e "Old Possum's Book of Practical Cats" ose "King Bolo"?
"Keto gjera kane ardhur nga koha ne kohe! Mbajta pak shenime nga te tilla vjersha dhe keto jane nje apo dy prerje jo te plota, qe mundesisht kurre nuk do te shkruhen. Ka edhe nje rrefim rreth nje maceje te jashtezakonshme. Ajo eshte e shkeputur ketu dhe shume e trishtuar. Kjo nuk do te behej kurre ndryshe. Nuk mund t'i bej femijet e mi qe te qajne mbi nje prerje qe ka shkuar keq. Ajo ka nje karriere shume te diskutueshme, duke e bere kete prerje. Ajo nuk do te donte ta bente kete per publikun e vellimit tim te pare te maces. Nuk kam bere ndonje per qen. Natyrisht qe qente nuk duken qe e japin hua vetveten tek vjershtari ne menyre kolektive kaq shume mire, sa macet. Mund qe eventualisht edhe te pergatis nje botim te stermadh per macet e mia. Ka te ngjare qe te jete me shume se nje volum. Do te shtoj dhe nje poezi qe eshte bere njesoj edhe si nje reklame per "Faber and Faber". Duket se ka qene teper e suksesshme. Ah, po dikush do te mbaje pastaj doren mbi te, ju e dini qe ne cdo lloj poezie behen seriozisht dhe mendjelehtesisht dhe po aq duken ne menyre te pershtatshme sa dhe te papershtatshme. Dikush s'do te humbase kurre aftesite e tij".
Tani ka nje marreveshje te mire interesi per procesin e shkrimit. Habitem nese do te flisnit me shume rreth zakoneve tuaja aktuale ne shkrimin e vjershave. Kam degjuar madje se edhe keni kompozuar mbi makinen e shkrimit?
"Pjeserisht ne makinen e shkrimit. Nje pjese e madhe te drames sime te re "The Elder Statesman" eshte prodhuar ne leter dhe me laps shume te ashper. Pastaj e kam shtypur ate vete perpara se gruaja ime te punonte me te. Ne shtypje, une vete bej shume alternime dhe ato jane shume te konsiderueshme. Por cfaredo qe te shkruaj, te kompozoj ne nje gjatesi, nje drame pershembull, do te thote per mua qe jane ore te rregullta duke thene dhjete per nje. Une gjej tri ore ne dite te kompozoj, qe jane mjaft per ate qe kam ne mendje. Mbase do duhet, qe edhe ta lustroj pak me vone. Une fillimisht e gjej ate qe dua ta bej me vone, por kur shikoj ne materialin e kryer diten tjeter, ate qe kam bere pas tri oresh kalon shpejt dhe nuk eshte asnjehere kenaqesi. Eshte me mire te ndalosh dhe te mendosh per dicka tjeter krejt te ndryshme".
A keni shkruar ndonjehere per poezite tuaja jo dramatike me orar? Ndoshta per Four Quartets?
Vetem vjersha "te rastesishme". Quartets nuk ishin me kalendar. Natyrisht e para eshte shkruar me '35; por te treja ishin shkruar gjate luftes dhe ishin me shume shperthime dhe fillime te befta. Ne 1939 nese atje s'do kishte pasur lufte, une ndoshta mund te isha perpjekur per te shkruar nje drame tjeter".
Vijon
*************/******************
Kush eshte T. S. Eliot
T. S. Eliot
Thomas Stearns Eliot u lind me Missouri me 26 Shtator te vitit 1888. Ai ndoqi Universitetin e Harvardit, ndersa me 1910 shkoi ne Sorbone ku mbaroi shkollen dhe beri doktorature. Ne kete kohe filloi botimin e gjerave te para tek Harvard Advocate. U kthye ne Harvard, ku beri doktorature filozofie ne Harvard, dhe pastaj u vendos perfundimisht ne Londer. Atje u martua me Vivienne Haigh-Wood dhe filloi te punonte fillimisht si mesues dhe pastaj per Banken Lloyd. U be qytetar britanik me 1927 dhe ka qene shume i lidhur me shtepine botuese Faber & Faber, duke botuar shume poete te rinj. Pati nje jete te veshtire bashkeshortore dhe divorc nga e shoqja me 1933, derisa pastaj u ribashkua me Valerie Fletcher me 1956. T. S. Eliot ka marre Cmimin Nobel ne Letersi me 1948, ndersa vdiq ne Londer me 1965.
Poezia e tij
Ash Wednesday (1930)
Burnt Norton (1941)
Collected Poems (1962)
East Coker (1940)
Four Quartets (1943)
Poems (1919)
Poems, 1909-1925 (1925)
Prufrock and Other Observations (1917)
The Complete Poems and Plays (1952)
The Dry Salvages (1941)
The Waste Land (1922)
***************************************************
Arti i poezise
T. S. ELiot
Me ne fund historia e korbit shqiptar
"Keshtu ngjante me nje pikepyetje te madhe. Keshtu ngjante me nje qenie qe e ka vene ne dyshim ekzistencen e vet".
Skender Drini, Korbi, f. 56.
Nga FATMIR MINGULI*
Skender Drini eshte tashme nje shkrimtar i vjeter ne moshe dhe cuditerisht kerkues si nje shkrimtar i ri. Skender Drini eshte ne gjithe jeten e tij ne qytetin e Shkodres dhe njekohesisht eshte banues i gjithanshem ne Shqiperi. Dhe jo vetem ne Shqiperi. Ne prodhimtarine e tij numerohen 14 romane, kur i pari lindi ne 1967. E pervec romaneve ka botuar plot libra me tregime, letersi per femije, publicistike dhe sentenca e aforizma te ndryshme. Sic shihet eshte nje lume, qe sjell ujera te nje lloji, ate te prozes. Nuk i ka ngaterruar ujerat e saj as me dramen, as me poezine apo ndonje variant ndryshe te tyre.
Ky uje vetem prozatik eshte nje rryme e paster e fuqishme me prurje te vecante ne letersine shqipe dhe ai eshte mullixhiu origjinal, qe e perdor kete uje per te bluar buke te letersise shqiptare. E kjo buke vazhdon te prodhohet deri sa na ka dhene kenaqesi vazhdueshmerisht te ndryshme. Shkrimtari kontradiktor ne pamje te jashtme per lexues te ndryshem, konseguent ne misionin e tij te paperpjestuar, nuk merzitet me shkrimet e tij. Ai eshte "njeriu gjigant" qe "vret tradhetine", "eklipson henen", "shemb idhuj", jeton "midis dy koheve" - pushon ne "ishuj te qete" dhe perfundimisht iken larg ne shkretetiren e Australise ku takon nje autor binjak te tij, korbin.
Keshtu, mbas dyzet ditesh, ndodhi qe Noe hapi dritaren qe kishte bere ne arke dhe nisi jashte korbin, qe vazhdoi te shkoje para dhe prapa deri sa u thane ujerat mbi toke" Zanafilla (8), 6,7. Ndersa pellumbi u kthye prape. Cili ishte me kembengules? Pellumbi apo korbi? Pyetja eshte e veshtire. Por ja qe plaku Skender Drini, njeriu me origjine nga liqeni i Ohrit, banor i perjetshem i liqenit te Shkodres, nepermjet arkes se Noes, na tregon boten tone te cuditshme, boten reale ku jetojme. Dhe mbi te gjitha boten shqiptare e cila eshte survejuar edhe nga pellumbat edhe nga korbat.
Kjo bote shqiptare ne romanin e ri te Skender Drinit eshte perqendruar ne personazhin e Albertit dhe korbit. Alberti ka vuajtur ne burgjet komuniste te Shqiperise, eshte i sakatosur ne njeren kembe gjate burgjeve dhe ka perfunduar ne shkretetiren me shkretetire te botes, ne Australine e larget. Korbi eshte nga kjo shkretetire.
Nuk e dime origjinen e tij. Vetmia e tij proverbiale nuk lejon te studiohet origjina e tij. Pervecse ai eshte edhe shume kokeforte. Eshte shoku i vetem i Albertit.
Skender Drini ka ditur te na jape artistikisht dramen e nje shqiptari si mijera e mijera shqiptare te tjere, emigrante apo jo. Ai me stilin e tij qe bazohet "ne prurjen e lumit me uje te paster" di te jape makro-gjetjen e motivit te romanit e pasqyruar ne subjektin e tij. Ai me origjinalitetin e tij na jep mikrogjetjet qe jane dialogjet e paperseritshme ne faqet e romanit midis Albertit dhe korbit. Shkrimtari romancier Skender Drini na ka dhene si ndergjetje metaforen e shkretetires me te gjitha rekuizitat e saj. Si i tille romani eshte i mberthyer ne kornizat e formave narrative te letersise moderne duke na kujtuar here Heminguejin, here Joneskun. Shkretetira e reres dhe dheut te kuq eshte nje det ku Alberti, peshkon pa dashur nje korb duke kerkuar te kalonte jeten ne dallget e padeshiruara te jetes. Ai, si plaku i Heminguejt na tregon neve "pamje nga njeriu" nepermjet gjuhes se kafsheve, shpendeve, peshqve. Eshte kjo nje apologji per memecllekun e njerezve apo nje hipoteze per te ardhmen kur njerezit do degjojne kafshet, shpendet, peshqit qe do te flasin?
Alegoria eshte e stermadhe tek Skender Drini qe sjell nje figure personazhi te gardianit te burgut te monizmit me emrin Zharko. Zharko dinte te fliste por nuk kishte organe te zemres, trurit dhe ndonje gjeje tjeter qe lidhet me shpirtin. Dhe gjithmone befasues ne trajtimin e subjektit, Skender Drini na hedh ne skene dy perfaqesues moderne te fese bahaj. Ai thote per ta sikur te thoshte per Zharkun polic te monizmit: "Cfare i shtynte ata te ishin kaq te devotshem? Dashuria per njerezimin? Po ata dukeshin njerez te ftohte..........
Dhe Alberti ngrohet me korbin, korbin qe e ka emrin Solomon, emrin e mbretit te mbreterve. Por cuditerisht, Skender Drini i jep nje rendesi te posacme dhe nje personazhi tjeter Efraimit, cifutit qe ka bere te njejten pune si ai ne ate zbrazetire shpirterore, per t'i dhene uje kuajve te eger te irlandezit te kuq. Efraimi cifut ka lene nje ditar dhe ai ditar eshte korbi i dyte per shqiptarin Albert. Ato qe pret nga korbi dhe cifuti, Alberti i quan te papritura. Si per njerin dhe per tjetrin flasin keq. Alberti me sa duket, jo, nuk flet keq as per korbin as per cifutin. Por korbi kish qene mik, me perpara me Efraimin. Dhe Efraimi ate e kishte pranuar, madje e quante korbin shpetimtar!
Keshtu Skender Drini na fut ne nje ekzistencializem puritan ne origjine dhe novator ne paraqitje. Narracioni modern i kapercimit te subjekteve ne kohe dhe ne fazen e hedhjes se personazheve ne skene eshte novacion ne kategorine e ekzistencializmit ne letersine e prozes. Keshtu hedh ai edhe Xhaferrin diku aty nga fundi i romanit. Dhe jo pa qellim. Eshte nje vazhdimesi shqiptaresh te keqij qe jetojne ne trurin e Albertit pluskojne flluska me ajer shqiptar. Ai po kerkon qe heshturazi te kthehet ne Shqiperi. E nderkohe Skender Drini si nje personazh i fshehte i librit te tij thote per vehten e tij nepermjet Albertit:"Ai hynte ne ate kategorine e njerezve qe nje tragjedi e kthejne ne nje drame realiste dhe dramen realiste ne komedi". Dhe komedia nuk vonon te vije. Faqet e fundit te romanit "Korbi" jane skena te kaleidoskopit tiranas, te viteve ne tranzicion kur bojaxhiu mbron ligjin si komisar policie dhe ish gardiani i burgut nazist, Xhaferri e ka djalin deputet ne parlamentin shqiptar te diteve tona.
Dhenia e dialogjeve te shpejte, veprimet e nxituara te personazheve shqiptare qe jepen me shumice ne faqet e fundit te romanit, mbasi Alberti dhe korbi kthehen ne Shqiperi, eshte nje stisje e pakuptueshme ne paraqitje. Por prapa cdo personazhi shqiptar veprues ka nje domethenie, ka nje veprim te zgjuar te korbit qe "di" te sillet me keta "jashtetokesore".
Por Skender Drini eshte i inspiruar nga motive te jetesuara, te kaluara ne kurriz.
Ai mund te tregoje dhe lirshem, si ne ndonje perralle shkodrane qe ka lindur shekuj me pare, por si romancier fantazist ai i drejtohet qiellit, ashtu si dhe vete shpendit korb.
Ai eshte bazuar ne perkufizimin e madherishem te Viktor Hygose i cili shkruan: "... E pakuptueshmja eshte e bashkuar me te padepertueshmen, e padepertueshmja eshte e bashkuar me te pashpjegueshmen, e pashpjegueshmja eshte e bashkuar me pamatesine: ky eshte qielli...". Keshtu Skender Drini vjen ekzistencial ne kuptimin me profesional te kesaj fjale, sepse sic thote dhe dr. Moikom Zeqo ne botimin e ketij romani, ai "ngerthen ne reliev shpirteror nje subjekt ekzistencial me semantike te shumefishte...".
Te ballafaqosh nje biografi shqiptari me kohen, ngjarjet dhe ambientet e botes se shkuar e te sotme eshte nje lloj guximi letrar. Por te hysh ne kete ballafaqim me dorezat e letersise moderne nuk eshte kollaj. Qe kur pashe se pari titullin e romanit "Korbi" thashe me vehte se eshte nje guxim i marre. Por marrezia nuk qelloi e tille tek shfleton faqet e ketij libri. Nje histori e jetes se nje shqiptari, te shume shqiptareve, jo vetem tani, por dhe me perpara, historia e gjysherve, stergjysherve tane qe nuk u dihet as varri. Edhe sot.
E megjithese jo vetem cifuti mbeti ne mes te shkretetires.
Gjithe historite e vecanta midis shqiptareve dhe cifuteve jane ne romanin e Skender Drinit. Efraimi, Alberti dhe korbi vijne nga faqet e para te Bibles se Vjeter, aty ku fillon zanafilla. Shqiptaret dhe cifutet keta miq te profetizuar shekuj me pare kane filluar te zene vend ne librat e shqiptareve.
Ndonese, Skender Drini, nuk e ka ne qender te vemendjes, ndoshta, kete dukuri, ajo eshte e qenesishme, e pranishme megjithese Alberti s'e takoi kurre Efraimin.
Por ata ishin te takuar perhere. Ata kishin korbin ne mes, kerkuesin e tokave dhe hapesirave te reja e te panjohura. Kete kerkon dhe romani i Skender Drinit, roman qe ja dikton vete jeta e tij prej njeriu dhe prej shkrimtari.
Durres, e marte, e diel.
Dhjetor 2008.