E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teli firmos ne Baku te Azerbajxhanit

Admir Teli eshte bashkuar me ekipin e kryeqytetit te Azerbajxhanit, Baku, ku eshte aktivizuar me pare edhe Shaqiri, ish-lojtar i Beses. Ish-mbrojtesi i Vllaznise, i cili prishi pak kohe me pare kontraten me turqit e Hacetepes, vendosi perfundimisht qe te kaloje ne kampionatin azerbajxhanas, per shkak te ofertes me te mire. Teli kerkohej dhe nga Vllaznia dhe Rixheka, por papritur eshte larguar drejt Azerbajxhanit, ku edhe firmosi nje kontrate 6-mujore. Admir Teli eshte pjese e kombetares dhe shpreson se do te mbetet kontingjent i kuqezinjve, edhe pas eksperiences se re me azerbajxhanasit. Amir Teli eshte aktivizuar ne ndeshjen e kaluar, ndaj Portugalise, kur edhe eshte ndeshkuar me karton te kuq, brenda pjeses se pare. Ne Azerbajxhan ka luajtur edhe mbrojtesi i Vllaznise, Suad Lici. Ish-shoku i skuadres se Telit ne Turqi, Xhavahir Sukaj, i cili u larguar njekohesisht me mbrojtesin, pranoi nje oferte te presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj, duke nenshkruar nje kontrate, me ekipin shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›