Kalendari Koha Jone
Jusuf Gervalla-Poet, publicist, militant i Luftes per Pavaresisne e Kosoves
Jusuf Gervalla lindi me 01 tetor 1945 ne Dubovik te Decanit dhe u vra me 17 janar 1982 ne Untergrupenbah te Gjermanise nga UDB-ja. Jeta e Jusuf Gervalles ka qene e veshtire, vdekja e tij ka qene tragjike. Poeti, prozatori dhe dramaturgu Gervalla ka nje veper letrare jo shume te njohur, me gjithe botimin shembellor qe ia beri J. Gervalles me 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gervalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtine, 1992). Ne dy permbledhjet e tij te para - "Fluturojne e bien" (1975) dhe "Kanjushe e verdhe" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatren e poetit tek jane mjaft kuptimplote titujt e cikleve "Shtepia ne kornize" dhe "Skena nga jeta e fshatit".
Skena nga jeta e fshatit
dritarja e avulluar semaveri i cajit edhe vjeshte
i tille i lire rrethuar me sendet qe vjeterohen
permbi rafte ftonj nje plake si pikture
a nuk qenka valle krejt zjarri nje trillim
bien gjethet e ne kopsht femra kotet ne luhaje
me goditje te renda imagjinate me nje bote prej letre
tek gjej ngushellim mes sendesh qe s'jane me
atje diku ne boten time atje diku larg
eja perseri netve te vona si hije qe sajon
pak fryme njeriu e pak drite qiriri.
*/*
Nga memoaret e nje shetitesi
kur u ktheva nen pullazin tim mbuluar me kashte
nen qepallat e lodhjes e te kohes boten
e ne bote s'kish tjeter pos shkelqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda te larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poete edhe ujevare ne bote
kish njerez prej druri e kafshe te buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjale dhe gjurme qe s'fshihen
kish lumenj te eger e fosile te lashta
mes muresh te trasha fshesa dhe minj.
*/*
Pluhur e ngjyre
Syte e tu qiell cerdhe e lume i pakapercyeshem
ndersa jam pergjumur permbi tavoline
im vella dhe femijeria ime pemen e kane vjele
kane korrur kallinj
ime eme ka zier ftonj
shelgjet kane vajtuar
si poeti sentimental ne vjeshte
- po asgje s'eshte zverdhur.
Duart e tua pushim dicka si uje zgjojne
ndersa kam ecur shtegut rreze mali krejt vetem
ne njerin krah shkurre zogjsh
ne tjetrin geshtenjat
dhe gjarperinj.
Im vella te ka dashur te ka marre dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhme plot flete
nga fluturimi yt tash vetem ngjyre
dhe pluhur ka mbet'.
Tash po vij
femije qe buzeqesh mbi krahun e nenes kur pret
para shitores qumeshtin - tash po vij i pikelluar
ne shporten time peme e flete
dhe shije gjumi.
Kur te zgjohem do te iki
tash po vij ne prehrin tend, meme
toke e zeze e lapidar, bajame e verdhe.
Dashuri e paluar si arni ne arke
oh s'mund ta them
as ta rrembej.Tash po vij
por di se ne ngjyren e pelhures vetem pluhur
mbi buzegazin tend te shtrenjte.