Ari Han, më 26 mars shikon rivalët

Mundësia e sfumuar për të vëzhguar ekipin e tij, ka bërë që trajneri i kombëtares, Ari Han, të mendojë për të ndjekur kundërshtarët e grupit 1 eliminator të Shqipërisë. Sipas shefit të marrëdhënieve me mediat në FSHF, Tritan Kokona, më 26 mars, që është datë e lirë e UEFA-s, holandezi do të ndjekë nga afër një nga këto tri miqësore: Suedi-Brazil, Danimarkë-Ceki apo Portugali-Greqi. Por me synim vëzhgimi nuk do të jetë vetëm ai, por edhe ndihmësi Jakob De Jong, që gjithashtu do të jetë në një nga këto miqësore.
Jorgis Memo, Sporti Shqiptar