Ari Hani: Bogdani? Nuk është edhe aq special
“Bogdani nuk është edhe aq special”. Ky ka qenë shpjegimi i dhënë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Ari Han, në lidhje me lënien jashtë të sulmuesit për ndeshjen e nesërme kundër Lihtenshtejnit.
Oerd Ulqini
Erjon Bogdani nuk është thirrur nga trajneri dhe mungesa e tij ka ngjallur mjaft habi në mjedisin e futbollit shqiptar, edhe për faktin se deri tani trajneri nuk ka sqaruar arsyet e tij, duke lënë gjithçka të mjegullt në lidhje me faktin nëse bëhet fjalë për një mungesë të përkohshme apo për një preferencë të përhershme të tij. Han ka shprehur habi për interesimin e madh të medias në lidhje me mosgrumbullimin e sulmuesit, duke thënë se “nuk e dija që mosthirrja e tij kundër Lintenshtejnit do të ishte kthyer në një çështje”. Prononcimi i tij i parë, me një buzëqeshje ironike, përveçse i shkurtër, ishte edhe tepër i paqartë. Megjithatë, Han ka nxituar të sqarojë të interesuarit se ai nuk do të mbajë asgjë sekret dhe do t’i shpjegojë arsyet e tij në konferencën e sotme për shtyp. “Unë e kam zakon të jem gjithmonë i hapur me median”, tha trajneri. “Ne kemi në program një konferencë shtypi të martën paradite dhe atje mund të përgjigjem për gjithçka. Deri atëherë, nuk do të jap shpjegime”. Ndërkohë, nga burime të kombëtares, mësohet se Han dëshiron të shohë sulmuesit e tjerë dhe se Bogdani bën pjesë në planet e tij për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2010.
Bindja e Bulkut
Mungesa e Erjon Bogdanit në grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtejnit ka lënë gjurmë edhe te futbollistët e tjerë. “Kombëtares i mungon çdo futbollist në formë. Sigurisht që na mungon Bogdani. Ai është jo vetëm një koleg dhe mik i mirë, por edhe një profesionist i vërtetë”, thotë mesfushori Ervin Bulku. “Nuk më takon mua të komentoj mosthirrjen e tij, pasi unë jam lojtar si ai. Kam përshtypjen se në takimin e vërtetë, atë kundër Suedisë, ai do të udhëheqë sulmin tonë”. Sipas Bulkut, Bogdani është një sulmues me shumë peshë te kuqezinjtë, por ftesa për të ka munguar pasi skuadra e Lintenshtejnit është shumë modeste. Nisur nga ky këndvështrim, trajneri mund të eksperimentojë në të gjitha repartet dhe askush nuk duhet të çuditet nga zgjedhjet e një takimi miqësor. Bulku thotë se skuadra ka nevojë për përvojën dhe klasin e Bogdanit, por këto “armë” do të shfrytëzohen nga trajneri Han në ndeshjen kundër Suedisë.
Asnjë precedent me Lihtenshtejnin
Miqësorja e nesërme midis Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të jetë përballja e parë në nivel kombëtaresh midis dy vendeve. Principata e vogël alpine është anëtarësuar në FIFA dhe UEFA më 1974, por shorti nuk e ka vënë kurrë përballë Shqipërisë me Kombëtaret A ose U-21, edhe për shkak se që të dyja kanë qenë rregullisht në vazon e fundit, çka shmangte përballjen. Në nivel klubesh, Albpetrol i Patosit është ndeshur me Balzers të Lihtenshtejnit në turin e parë eliminator të Kupës së Kupave në edicionin 1993-94. Balzers u kualifikua pasi fitoi 3-1 dhe barazoi 0-0 me finalisten e Kupës së Shqipërisë.
Nis grumbullimi i kuqezinjve
Në orën 13 e 30 minuta ka nisur “era Han” për kombëtaren shqiptare. I pari që ka ardhur në hotel “Adriatik” në plazhin e Durrësit ishte vetë trajneri Ari Han. Holandezi, stafi dhe të besuarit e tij ndodhen përpara etheve eliminatore të botërorit Afrika e Jugut 2010, ku kundërshtarë do të jenë emra të frikshëm të futbollit evropian si Suedia e Ibrahimoviçit, Portugalia e Kristiano Ronaldos apo Danimarka e surprizave të forta. Të paktën në letër, Shqipëria është favorite vetëm ndaj Maltës, pasi ndaj Hungarisë luajmë nga pozicioni i një vazoje më poshtë. “Era Han” s’do të nisë me uraganin skandinav, por me Lihtenshtejnin modest.
Për Vrapin miqësorja është “një nxemje”
Duket se ndeshja kundër shtetit më të vogël të Evropës është një nxemje për kuqezinjtë. I këtij mendimi është mesfushori Ervin Bulku i cili thotë se “Lihtenshtejni do të jetë një seancë stërvitore”. “Ai do të shërbejë për të bërë nxemjen kundër Suedisë”, shtoi më pas Bulku. Pavarësisht se përballja me Lihtenshtejnin është shumë e afërt mendja e të gjithë futbollistëve është tek Suedia dhe ylli i saj Zlatan Ibrahimoviç. Dyshja e mbrojtjes kuqezi Lila-Vrapi premton maksimumin për të ndalur gjigantin boshnjako-skandinav. “Do të japim gjithçka në fushë, madje edhe shpirtin në mënyrë që t’i nisim me këmbën e mbarë këto eliminatore”, thotë Andi Lila. Sipas tij Shqipëria i ka të gjitha shanset që ndaj Suedisë të marrë rezultat pozitiv.