E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët fitojnë në Poloni

Grupi artistik i “Shkollës Kombëtare të Baletit”, vlerësohet me çmimin e publikut në Poloni. 

Dy ditë më parë, ky grup i nisur që në datën 11 gusht, i përbërë nga njëmbëdhjetë çifte balerinësh, rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e tetë të takimit të folklorit në botë. Në këtë festival të organizuar nga data 11 deri në 18 gusht, vallet e bukura shqiptare u pritën me ovacione të mëdha nga të pranishmit dhe me rastin e marrjes së çmimit iu transmetuan përgëzimet nga autoritetet polake, drejtoreshës së Shkollës së Baletit, Blerina Arbana Tusha dhe ambasadorit shqiptar në Poloni, Florent Çeliku. Në këtë festival ishin të pranishëm me grupe artistike: Shqipëria, Polonia (2 grupe), Maqedonia, Çekia, Turqia, Lituania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›