Tiranë, vetëvaret në degën e hardhisë 76-vjeçari që mjekohej për depresion
TIRANE - Vetëvaret i moshuari 76-vjeçar në lagjen Fruti-Kulturë të Kamzës, një vit pas vdekjes së djalit të tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës, kur Faik Zuna, 76 vjeç, banues në lagjen Fruti-Kulturë të Kamzës, është gjetur i vetëvarur në një prej degëve të hardhisë së rrushit në bahçen e shtëpisë së tij. Viktima, sipas burimeve të policisë, është gjetur nga të afërmit i varur në një prej mbajtëseve të hardhive të rrushit. Të afërmit e viktimës janë munduar të ndihmojnë burrin e moshuar, por për fat të keq gjithçka ka qenë e kotë, për shkak se 76-vjeçari kishte ndërruar jetë kohë më parë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vetëvarjes. Nga hetimet e para, oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit nr.5 kanë mësuar se viktima prej një viti vuante nga shqetësimet psikike dhe nervore, për shkak të humbjes së djalit të tij. Një vit më parë, Faik Zuna kishte humbur të birin, i cili ishte larguar nga shtëpia, veprim që e kryente vazhdimisht për shkak se ishte i sëmurë me aftësi të kufizuara mendore. Disa ditë pas largimit nga shtëpia e tij në Fruti-Kulturë, viktima është gjetur i vdekur në një zonë në afërsi të Kamzës. Pas hetimit të ngjarjes, policia konkludoi se djali i Zunës kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Pas vdekjes së djalit të tij, burri i moshuar nuk ka gjetur qetësi dhe që prej asaj kohe ai vazhdimisht kurohej dhe merrte ilaçe, kryesisht kundër dhimbjeve të kokës. Këto të dhëna janë siguruar nga policia prej të afërmve në familjen e të vetëvarurit. Gjatë marrjes së deklarimeve nga të afërmit dhe dëshmitarët e ngjarjes, policia ka konkluduar se motivi i mundshëm i vetëvarjes së Faik Zunës ka qenë humbja e të birit një vit më parë. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar mjetet e përdorura nga viktima për realizimin e aktit të vetëvrasjes. Ndërkaq për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së Faik Zunës, policia ka dërguar trupin e tij në morgun e Tiranës. Nga autopsia e kryer prej mjekëve ligjorë, policia ka mësuar se viktima kishte ndërruar jetë për shkak të mbytjes dhe bllokimit të frymëmarrjes, ose siç njihet ndryshe me termin asfiksi mekanike. Pas këtij veprimi procedural hetimor, policia ka dërguar dosjen në Prokurorinë e Tiranës.