Gurët në veshka, si të mbrohemi gjatë verës
Temperaturat e larta që shoqërojnë stinën e verës, paralajmërojnë probleme me gurët në veshka.
AIDA MALAJ
Humbja e lëngjeve, nëpërmjet djersës, ndikon në rritjen e koncentrimit të urinës. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja nefrologe Benereta Hoxha, jep disa këshilla se si pacientët me gurë në veshka të kalojnë një verë pa probleme:
Doktoreshë, stina e verës konsiderohet si mjaft problematike për të sëmurët me veshka. Cilat probleme mund të acarohen në këto rrethana?
Po. Është e vërtetë që gjatë stinës së verës të sëmurët me veshka mund të ndiejnë rëndim të gjendjes së tyre klinike. Në përgjithësi janë pacientë që kanë probleme me H.T.A, infeksionet urinare apo dhe kalkulozat renale. Kjo lidhet me faktin që temperaturat e larta bëjnë që organizmi të humbë shumë lëngje nëpërmjet djersës, gjë që ndikon në rritjen e koncentrimit të kripërave në urinë. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues.
Po në rastin e sëmundjeve të tjera të veshkës apo infeksioneve urinare?
Në rastin e infeksioneve urinare, në këtë stinë janë më të shpeshta infeksionet e rrugëve të poshtme, si ato të fshikëzës së urinës, pa përjashtuar ato të rrugëve të sipërme, pasi një pjesë e mirë e lëngjeve që pimë nuk eliminohet me rrugë urinare, por nëpërmjet djersitjes.
Çfarë rekomandohet gjatë kësaj stine, për të parandaluar dehidrimin?
Hidruesi më i përshtatshëm, më i mirë e më i lirë është uji natyral. Sasia e ujit duhet të jetë e bollshme, që të plotësojë humbjet që bëhen me djersën. Rekomandohet pirja e të paktën 2-3 deri në 4 litra ujë në ditë (kjo në vartësi të djersitjes). Përveç ujit duhet të shtohet dhe një sasi e moderuar kripe për të kompensuar humbjet e saj nga djersitja, si dhe frutat e ndryshme që zëvendësojnë humbjet e elektroliteve të tjerë dhe mikroelementeve të rëndësishëm për organizimin. Tek te sëmurët me gurë në veshka rekomandohet një dietë e përshtatshme, e cila duhet të jetë e ekuilibruar dhe sipas llojit të gurit p.sh., rekomandohet reduktimi i mishit te pacientët që krijojnë gurë me bazë uratet, ushqimeve me yndyrna shtazore, proteina dhe shtimi i ushqimeve të freskëta, që përmbajnë shumë lëngje. Përveç këtyre, me shfaqjen e shenjave të para (dhimbje mesi, urinim të shpeshtë e sidomos me ngjyrë të errët, temperaturë, djegien gjatë urinimit) duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut specialist për të marrë trajtim të specializuar, që dhimbja të bëhet më e lehtë dhe gurët e vegjël të kalojnë pa shumë shqetësime e të parandalohen infeksionet që krijojnë këta gurë.
Çfarë komplikacionesh mund të japin gurët në veshka nëse nuk trajtohen me seriozitet?
Gurët në aparatin urinar mund të japin disa komplikacione, shpesh serioze për jetën e pacientit. Kështu mund të japin dëmtim të veshkës nga infeksione të përsëritura, bllokim të ureterit, apo dhe anuri (bllokim total i urinës) nga bllokimi i ureteve të dy veshkave ose i veshkës së vetme.
Këshilla
-Evitoni kryerjen e aktiviteteve të rënda fizike gjatë orëve më të nxehta të mesditës, pasi rrisin humbjet e ujit dhe kripërave nga organizmi.
-Evitoni, sipas mundësisë, qëndrimet në ambiente të nxehta dhe të pa ajrosura mirë.
-Shmangni qëndrimin direkt nën rrezet e diellit.
-Pini sa më shumë lëngje, sidomos ujë natyral, larg vakteve, madje edhe kur nuk ndjeni etje.
-Bëni konsulta të herëpashershme me mjekun specialist.