Pakistan, Pervez Musharraf jep dorëheqjen
Presidenti pakistanez Pervez Musharraf njoftoi dje dorëheqjen e tij, pak ditë para se në Parlamentin e vendit të zhvillohej një
seancë mbi akuzat e shumë deputetëve, se lideri i mbështetur nga SHBA impononte ligj autoritar në kombin e trazuar. Lajmin për dorëheqjen e tij Musharraf e dha para të gjithë kombit në një fjalim televiziv me argumentin se, nuk donte që në Pakistan të zhvillohej një luftë e rrezikshme fuqie. “Shpresoj që kombi dhe populli të m’i falë gabimet e mia”, tha ai në Tv. Musharraf e ka dominuar vendin që në vitin 1999 pas një grushti-shteti nga ushtria. Por popullariteti i tij ka pësuar rënie gjatë viteve të fundit, sidomos pas vrasjes së lideres rivale, Benazir Bhuto, akuzat e të cilës para vdekjes u drejtuan nga presidenti. Vetëm në nëntor të vitit të kaluar ai u detyrua të heqë dorë nga drejtimi i forcave të armatosura. Rivalët e tij politikë erdhën në pushtet në shkurt, në zgjedhjet kombëtare dhe lokale pas muajsh konfrontimi dhe dhunë militante. Musharraf, i cili përballej me akuza për shkelje të Kushtetutës dhe abuzim me postin, i vlerësoi akuzat kundër tij si “false nga ata që po përpiqen të kthejnë të vërtetën në gënjeshtër”. Tashmë mbetet në pikëpyetje se kush do ta zëvendësojë Musharrafin, pjesërisht sepse koalicioni qeverisës ka vendosur t’i heqë presidentit të vendit një pjesë të mirë të kompetencave që kishte Musharraf. Sipas agjencisë “Reuters”, ka zëra se Presidenca e Pakistanit mund të mbahet nga të dy liderët e dy partive kryesore në koalicion, Asif Ali Zardari dhe Nawaz Sharif. Por asgjë nuk është zyrtare. Mbetet ende e paqartë nëse Musharraf do të qëndrojë në Pakistan apo do të ikë në ekzil. Pasi u shoqërua nga garda e nderit jashtë pallatit presidencial me mermer të bardhë në kryeqytet, Musharraf i zverdhur hipi në një limuzinë të zezë dhe u largua.