Medvedev: Provojeni përsëri, keni përgjigje shkatërrimtare
Presidenti rus Dimitri Medvedev ka dhënë dje deklaratën që është cilësuar më e ashpra, që kur ka nisur konflikti me Gjeorgjinë. Ai tha se çdo lloj agresioni i mëtejshëm kundër qytetarëve rusë do të pasohet me “përgjigje shkatërrimtare”.
Deklarata e tij u bë në një kohë kur trupat ruse nisën tërheqjen nga territori gjeorgjian, sipas paktit të armëpushimit të nënshkruar nga palët. “Nëse ndokush mendon se ata mund të vrasin qytetarët tanë dhe të dalin të pandëshkuar, ne ju themi se nuk do ta lejojmë kurrë këtë. Nëse dikush përpiqet ta bëjë përsëri këtë, ne do t’i kthejmë një përgjigje shkatërrimtare”, tha Medvedev, cituar nga “Reuters”. “Ne i kemi të gjitha mjetet e nevojshme, politike, ekonomike dhe ushtarake. Nëse dikush ka krijuar iluzione për këtë, atëherë duhet t’i braktisë iluzionet”. Dje u mbushën 10 ditë që kur Rusia hyri në territorin gjeorgjian, duke iu kundërpërgjigjur një sulmi të papritur të ushtrisë së Gjeorgjisë në territoret e republikave separatiste natën e 7 gushtit, pas nënshkrimit në një armëpushimi me to. Përgjigjja e Rusisë ishte zbarkimi më i madh ushtrisë që ka pasur ky vend jashtë kufijve të tij që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Nisi tërheqja
Trupat ruse njoftuan rreth mesditës, se tërheqja nga qytetet gjeorgjiane dhe nga kryeqyteti i Osetisë se Jugut kishte nisur. Këtë e konfirmuan edhe gazetarë perëndimorë, të cilët fotografuan tanke ruse që largoheshin nga pikat strategjike ku ishin vendosur. Por Ministria e Brendshme gjeorgjiane ka deklaruar se dy karro të armatosura ruse kanë thyer një postbllok të policisë në Igoieti, 30 km nga kryeqyteti Tbilisi. Moska tha se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar kohor dhe dinamika e tërheqjes do të varet nga masat shtesë të sigurisë që do të zbatohen. Ndërkohë Pentagoni ka deklaruar se Rusia ka instaluar në Osetinë e Jugut disa raketa tip SS-21 me rreze të shkurtër veprimi, gjë që do të vendoste Tbilisin në shënjestër të goditjeve të tyre. Shtabi Qendror i ushtrisë ruse përgënjeshtroi këtë informacion që u bë i ditur në gazetën “The New York Times”, para konfirmimit nga zyrtari i Pentagonit. “Këto raketa balistike që kapin objekte të rëndësishme në distancën 105 kilometra, janë në shërbim të forcave tokësore ruse, por nuk ka asnjë domosdoshmëri për t’i përdorur ato në këtë situatë”, deklaroi zëvendëskomandanti i Shtabit Qendror të ushtrisë ruse, Anatoli Nogovitsyne.
Kërcënime NATO-s
Rusia tha se do t’i rishikojë marrëdhëniet e saj me NATO-n pas reagimit “tejet të patolerueshëm”, ndaj aksioneve ushtarake të Rusisë në Gjeorgji. “Takimi i sotëm në Bruksel rrezikon të ketë pasoja në marrëdhëniet e aleancës me Rusinë”, tha zv.ministri i Jashtëm rus, Aleksander Grushko. Ndërkohë OSBE ka deklaruar se 48 orët e ardhshme do të jenë kyçe. Presidenti i OSBE-së, Aleksander Stub tha se nëse OSBE jep miratimin për dërgimin e 100 vëzhguesve plus në Osetinë Jugore, gjë që u diskutua në takimin e mbrëmshëm në Vjenë, atëherë ata do të nisen që sot në Gjeorgji.
Jo vëzhguesve
Lideri i rajonit separatist të Osetisë së Jugut tha se, ai nuk do të pranojë përsëri vëzhgues ndërkombëtarë në rajonin e tij. Eduard Kokoity tha për agjencinë “Reuters” se Osetia e Jugut “nuk ka besim” te këta “njerëz që e korruptojnë të vërtetën”. Kokoity gjithashtu ka thënë se do t’i kërkojë Moskës, që të stacionojë një bazë ushtarake në këtë territor. Komentet e tij u bënë në kohën kur OSBE-ja po diskuton për dërgimin e 100 vëzhguesve në zonën e konfliktit në Gjeorgji. Ndërkohë, lideri i Osetisë së Jugut njoftohet se e ka shpërndarë qeverinë e tij dhe ka shpallur gjendje të emergjencës në rajon, për shkak se kabineti ka qenë i ngadalshëm në shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët pas sulmit të Gjeorgjisë në kryeqytetin e Osetisë së Jugut.
Suedia ngrin takimet
Suedia ka anuluar dje një varg vizitash dhe takimesh ushtarake me Rusinë pas luftës së Moskës me Gjeorgjinë. Në axhendë ishin vizitat në portet e marinës dhe stërvitjet e përbashkëta, si dhe puna për një memorandum të përbashkët për operacionet e shpëtimit me nëndetëse. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara anuluan një stërvitje detare me Rusinë në shenjë proteste rreth konfliktit në Gjeorgji.
Alarmi humanitar
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se osetiano-jugorët e zhvendosur nga konflikti i Gjeorgjisë me Rusinë kanë filluar të kthehen nga kryeqyteti i Osetisë së Veriut, Vladikavkaz. Organizata gjithashtu tha se, po kërkon sqarime nga Moska pasi Presidenti i saj, Jakob Kellenberger nuk ka mundur të hyjë në rajonin separatist të Osetisë së Jugut. Kombet e Bashkuara thonë se numri i përgjithshëm i të zhvendosurve nga konflikti mes Gjeorgjisë dhe Rusisë ka arritur në rreth 159 mijë njerëz.
Sakashvili: Rusët të tërhiqen nga pushtimi
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili u ka bërë thirrje edhe një herë forcave ruse që të largohen nga territori i Gjeorgjisë. “Ju bëj ftesë dhe kërkoj nga ju që forcat okupuese ruse duhet të largohen nga territori i Gjeorgjisë menjëherë. Ju ftoj të filloni të mendoni seriozisht dhe të diskutoni për negociata të mëtejme, për gjetjen e mënyrave për ndërtimin e raporteve dhe për gjetjen e mënyrave, që raportet ndërmjet dy vendeve tona, të mos shkatërrohen përgjithmonë. Okupimi duhet të përfundojë”, tha Sakashvili në një fjalim televiziv.
Merkel shprehu mbështetje për Gjeorgjinë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka theksuar mbështetjen e vendit të saj dhe të gjitha vendeve perëndimore për Gjeorgjinë dhe respektimin e integritetit të saj territorial. Merkel i bëri thirrje edhe autoriteteve ruse që të respektojnë armëpushimin. kancelarja gjermane shtoi se, e gjithë bota po e shikon Rusinë dhe se tërheqja e shpejtë e trupave të Rusisë nga territori i Gjeorgjisë është çështje e “kredibilitetit” të Rusisë në arenën ndërkombëtare.
Rajs: Shpresoj që Medvedev të respektojë paktin
Vendet perëndimore po e vështrojnë Rusinë lidhur me plotësimin e premtimit, se sot do ta fillonte tërheqjen e forcave ushtarake nga territori i Gjeorgjisë. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se shpreson që Presidenti Dimitri Medvedev do ta mbajë fjalën e vet për tërheqjes së forcave ruse. Ndërsa Presidenti francez, Nikola Sarkozi ka kërkuar nga Moska që tërheqja e forcave ruse të bëhet pa shtyrje, duke paralajmëruar mbi një samit special të Bashkimit Evropian, nëse tërheqja e Rusisë nuk bëhet në mënyrë të shpejtë.