Të krijohet një komunuelth ekonomik shqiptar!
• Ideja vjen nga një konferencë kushtuar bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë. Pak vite më parë do të dukej blasfemi, por jo sot.Të gjithë ekspertët e mbledhur në takimin e parë të llojit të vet u shprehën në të njëjtën linjë, madje dhe ministrat siç bëri zoti Genc Ruli, duke iu referuar sektorit energjetik, ku dy vendet kanë probleme, madje janë të vetmit që kanë probleme. Për të mësuar më shumë për këtë ide provokuese, iu drejtuam Mentor Nazarkos, shefit të departamentit të Shkencave politike të universitetit “Marin Barleti”, që e njohim si gazetar, por kësaj radhe flet si organizator i konferencës që u zhvillua në Durrës ku morën pjesë tre zëvendëskryeministrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ekspertë nga më të mirët e vendeve në fjalë, profesorë, vendimmarrës dhe biznesmenë, që kanë eksportuar kapitalet e tyre dhe të kenë sukses në Kosovë dhe Shqipëri.Zoti Nazarko, pse universitetet merren me një konferencë si kjo?Sepse universitetet, kapacitetet akademike, intelektualët rreth dhe brenda tyre i paraprijnë zhvillimit me idetë dhe projektet e tyre. Ne e ndjemë se duhej të hapnim pista të reja diskutimi rreth sfidave të reja ekonomike të Kosovës dhe rolit që duhet të kishte Shqipëria, për të ndihmuar atë, por dhe veten. Jemi partnerët e fundit në rajon për njeri-tjetrin, kemi ritme të ulëta zhvillimi në raport me nevojat tona, mund të krijojmë sisteme ekonomike komplementare, por për këto duhet të diskutohej. Të hiqej dorë nga retorika entuziaste e post-pavarësisë. Ia arritëm qëllimit dhe bashkuam në një vend, ata që hedhin idetë, ata që i dëgjojnë dhe i shndërrojnë në politika, dhe njerëzit e biznesit.Folët për qeveritarët. Çfarë duhet të bëjnë ata dhe çfarë thanë në një konferencë si kjo?Qeveria e Kosovës ka një dinamikë të veçantë, kanë shpallur pavarësinë para pak ditësh dhe janë zotuar për shndërrime të prekshme që në 100 ditët e para, kështu që një pjesë e ministrave të ftuar nuk ishin. Pra, ata nuk kishin se ç’bilanc të bënin për temën në fjalë. Por ama ishte zëvendëskryeministri i saj zoti Ramë Manaj, një figurë e rëndësishme e jetës politike atje; zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues të aleancës së biznesit që grupojnë mbi 6000 biznese. Për të veçuar ekspertët: Muhamet Mustafa ka qenë ministri i Zhvillimit i qeverisë jugosllave në vitet ‘80; Elinor Bajraktari ka studiuar biznes në Harvard, por sot drejton shtyllën ekonomike të UNMIK-ut në Kosovë. Por qeveria shqiptare kishte një prani të madhe: Në fund të gjithë u ndjenë të kënaqur nga ky tubim idesh.Dhe cilat ishin përfundimet më të rëndësishme të këtij tubimi?Esenca, emëruesi i përbashkët i folësve ishte shprehur me fjalët e Arbër Xhaferrit, folës në konferencë, i cili kërkoi “krijimin e një komunuelthi ekonomik shqiptar”, një koncept që ai e shqiptarizoi duke e quajtur “mbrothësia e përbashkët shqiptare”. Ndërsa Elinor Bajraktari e quajti “ndërtim i një sistemi në dy shtete”. Ishte një referencë ndaj rastit të trupëzimit apo inkorporimit të Hong-Kongut në Kinë, kur u përdor shprehja “një shtet, dy sisteme”. Në këtë kuadër ne kërkuam, duke interpretuar besnikërisht vullnetin e pjesëmarrësve, të institucionalizohet bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës”: Të krijohet një komitet i përbashkët ekonomik, me nënkomitete në sektorët me interes reciprok; të shpallet një samit i përbashkët i përvitshëm kryeministrash; dhe çdo vit të mblidhet një forum i përbashkët ekonomik. Ne e bëmë tonën, tubimi i Durrësit ishte embrioni i forumit që në tetor do të zhvillohet në Prishtinë.