Arian Miluka: Cirku shqiptar më bëri të famshëm
Në raste të tilla nuk mund t'i ndalësh lotët. Kur vlerësimi është maksimal dhe aq më tepër, kur ai bëhet pas shumë vitesh pune intensive.
ANILA MEMA
Edhe mjeshtri i cirkut, i cili jo rrallë është ndeshur me ndjesi të forta gjatë jetës së tij artistike, Arian Miluka, nuk i ka shpëtuar dot etheve të emocioneve, pasditen e djeshme. Është kthyer direkt nga Belgjika, për të përjetuar kësaj here, ndjenjën e vlerësimit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka akorduar, me propozim të ministrit të Kulturës, Ylli Pango titullin "Mjeshtër i Madh". Dje në një ceremoni të veçantë, organizuar në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Miluka ka marrë dekoratën e nderit. "Ky vlerësim për mua, është nderi më i madh që më bëhet. Por në radhë të parë është vlerësim për institucionin ku unë kam punuar, për cirkun tonë, ku me krenari them që kam dalë nga ai institucion", shprehet mes lotësh artisti. Arian Miluka ka përfunduar Institutin e Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe me pas është specializuar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Ka filluar punë në Cirkun e Tiranës në vitin 1954 me detyrat akrobat, regjisor e më pas udhëheqës artistik. Me dhunti të lindura dhe talent të pazakontë shumë shpejt u bë i njohur pothuajse, në të gjitha profilet që përmbante arti i cirkut. Akrobat me cilësi të lartë profesionale, me kulturë të gjuhëve të huaja ai udhëhoqi cirkun për vite të tëra, duke na dhënë eksperiencë të një niveli cilësor. "Falë kulturës dhe eksperiencës që kam marrë këtu, në cirkun tonë unë sot në ambientin ku punoj, në Belgjikë, jam i vlerësuar në shkallën më të lartë si dekan dhe pedagog, që jap leksione në të gjithë Evropën", shton më tej Miluka. Dekorata i është dhënë dje nga sekretari i përgjithshëm në Presidencë, Aleksandër Flloko, ndërkohë miqtë e tij, me të cilët ka punuar për vite të tëra në cirkun shqiptar, kanë sjell kujtimet e tyre me të në ceremoninë e dekorimit. Milua, filloi punën si pedagog dhe formoi akrobatët e rinj dhe të talentuar që sot janë bërthama e cirkut shqiptar. Miqtë e tij, si Skënder Sallaku, i cili ka qenë partneri kryesor në cirk me Milukën, tregon se punonte gjatë dhe pa u lodhur, madje me vizione të qarta për perspektivën e cirkut, duke shtuar profile të reja me kërkesa të kohës "moderne'. Dhe për gjithë meritat sa është përmendur më sipër nga ana e Drejtorisë së Cirkut është propozuar titulli "Artist i merituar". Ndërkohë artisti Arian Miluka aktualisht jeton në Belgjikë, ku punon dhe krijon për Akademinë e Cirkut belg me detyrë drejtor Artistik i Ecole Superiore Des Artes De Cinque ESAC. Tregon se jashtë Shqipërisë, punon përherë me moton "Jam shqiptar" dhe drejtuesit dhe personalitetet artistike belge në një takim ndërkombëtar, ku Arjani dhe ekipi i tij zuri vendin e parë në Botë dhe dhanë vlerësimin maksimal. Por teksa e pyet a e viziton shpesh Shqipërinë, Miluka shprehet: Jam vazhdimisht në kontakte qoftë indirekt ose direkte me këtë vend. Ndërsa për të ardhur vij aq herë sa kam mundësi dhe vazhdimisht. Marr biletën e avionit, them mendimet dhe sugjerimet e mia, apo drejtimin që mban Evropa sot për artet. Ne nuk bëjmë vetëm një prezantim sportiv, por edhe art. Cirku është sintezë e koreografisë, dramaturgjisë, muzikës, skenografisë. Kjo nuk është e rastësishme, por janë vlera reale që duhen fuqizuar", shprehet më tej Miluka për artin tonë. Ndërkohë, studentët e tij jashtë Shqipërisë, me të cilët ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme botërore, sot janë emra të njohur, që debutojnë në të gjithë trupat e cirqeve botërore.