Digjet autobusi,panik tek "Misto Mame"
TIRANE - Një autobus që mori flakë në një parkim, shkaktoi alarm dje në zonën e ish-"Misto Mames" në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur një autobus pa targa ka marrë flakë në një zonë parkimi pranë ish-tregut të "Misto Mames", ndërsa drejtuesi i tij po e dërgonte mjetin në një zonë parkimi në një bllok servisesh. Sapo autobusi ka mbërritur në hyrjen e parkimit, ka marrë flakë në pjesën e pasme, ku kishte motorin. Menjëherë shoferi ka zbritur nga autobusi dhe është munduar me fikëset e zjarrit të shuajë flakët e tij. Djegia e gomave të mjetit dhe sediljeve me meshin dhe me sfungjer që digjeshin ka bërë që tymi të ngrihej në lartësi dhe në sipërfaqe të madhe. Kjo ka alarmuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë menduar se kishin të bënin me zjarr serioz. Sapo zjarrfikësit kanë mbërritur pranë vendit të zjarrit, kanë mundur ta shuajnë atë shumë shpejt. Pas veprimeve paraprake të kryera nga policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes, dyshimet e para kanë qenë se mjeti kishte pasur defekt elektrik. Një person që u prezantua si pronari i mjetit, tha dje se ai e kishte dërguar atje autobusin për ta prerë dhe për ta shitur për hekurishte, pasi ishte jashtë funksionit. d.b