Vjehrra e burri e përzënë, gjyqi kthen gruan në shtëpi
Dy bashkëshortë që ushtronin dhunë të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit, janë përballur dje në Gjykatën e Tiranës në një seancë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Fatos Mahmutaj
Bashkëshortja 27-vjeçare ankohej se burri e rrihte me grushte, ndërsa ky, dy vjet më i vogël ankohej se bashkëshortja jo vetëm që kishte tentuar ta helmonte, por e kishte qëlluar ndërsa flinte me një objekt të rëndë, duke i thyer dy brinjë. Palët ndërgjyqëse në këtë çështje janë banorë të fshatit Çekrezë të Tiranës, por origjina e tyre është nga Burreli. Paditësja, H.L., 27-vjeçare, pohoi në gjykatë se rreth një vit më parë kishte nisur të bashkëjetonte në banesën e të paditurit M.K. 25 vjeç, edhe pse nuk kishin bërë martesë ligjore. Pasi kishin kaluar pak muaj marrëdhëniet midis tyre ishin ftohur, ndërsa bashkëshortja pohoi se burri kishte nisur ta rrihte, ndërkohë që kjo ishte shtatzënë dhe pret një fëmijë në muajin shtator. Në fund të muajit të kaluar grindjet kishin arritur kulmin, në kohën kur gruaja 27-vjeçare kërkonte të siguronte një sasi helmi bar miu, me pretendimin se e donte për minjtë e shumtë që lëviznin nëpër banesë. Duke menduar se mund t'i bënte keq të birit, vjehrri dhe vjehrra kanë refuzuar të blejnë helmin për minj. E ndodhur në këtë pozitë, nusja ka shfrytëzuar një moment natën kur të gjithë ndodheshin në gjumë dhe ka qëlluar bashkëshortin me një mjet të rëndë në ije, duke i thyer dy brinjë. Pas kësaj vjehrra dhe vjehrri kanë përzënë nga shtëpia nusen e djalit, ndërsa ajo duke mos pasur rrugë tjetër është kthyer te prindërit. Familjarët e saj kërkuan dje në Gjykatën e Tiranës që ajo të kthehej në familjen e bashkëshortit sa të lindte djalin, dhe pas kësaj t'ia linte fëmijën të atit dhe të kthehej në familjen e prindërve. Vëllai i paditëses e argumentoi këtë kërkesë me kanunin, duke pretenduar se sipas rregullave kanunore motra e tij duhet të lindte fëmijën në banesën e burrit dhe pastaj të kthehej te prindërit e saj. Për më tepër, sipas tij, motra nuk mund të vazhdonte bashkëjetesën me burrin e saj, jo vetëm për shkak të dhunës, por edhe faktit që ai ishte i shurdhët dhe kishte probleme me të folurën. Pas kësaj gjykata vendosi të pranonte kërkesën e 27-vjeçares. Në vendim gjykata urdhëroi që 25-vjeçari i paditur të mos kryejë apo të mos kërcënojë se do kryejë akte dhune ndaj bashkëshortes dhe anëtarëve të tjerë të familjes, gjatë kohës që ajo do jetojë në banesën e tij.