Arian Sukniqi: Në Tirana by night zbërthehet e gjithë Tirana
Koreografi flet mbi koreografinë dhe projektet artistikeNë skenën e TKOB vjen një mbrëmje e veçante baleti e titulluar Tirana by night.Vepra do të jetë nën koreografinë e Arian Sukniqit, i cili ka menduar të sjellë këtë herë në skenë kompozimin e artistit shqiptar Ermir Dergjini. Problemet me të cilat ndeshet rinia në vitet e tranzicionit, përpjekjet për ti shpëtuar veseve apo sjelljeve negative do të vijnë në këtë mbrëmje baleti në TKOB. Në këtë shfaqje do të jetë e përfshirë pothuajse e gjithë trupa e baletit.
Kjo shfaqje rikthehet në skenën e operës pas suksesit që ajo pati disa kohë më parë kur u vu në TKOB. Koreografi Sukniqi tregon se me këtë shfaqje ai ka ndërmend që të udhëtojë dhe në qytet të tjera të vendit, pas rikthimit të saj në datën 22 janar në skenë. Ne jemi munduar që të sjellim Tiranën e tranzicionit, Tiranën që lëviz dhe herë-herë pa kahe, por kështu është tranzicioni deri sa gjërat të stabilizohen, dhe ne jemi munduar që të marrim sinteza të këtij rrugëtimi që ka Tirana sot. Kjo do të sjelli një hartë të Tiranës, e cila fillon që nga ndryshimi që u bë, nga një qytet para viteve 90, i cili lëvizte ditën dhe natën flinte, tashmë këto koncepte kanë ndryshuar dhe konceptet janë si në metropol perëndimor me të mirat dhe të këqijat e veta. E gjithë kjo lëshon mesazhe për të rinjtë tanë, pohon koreografi. Më tej në vijim të kësaj interviste ai tregon dhe disa nga projektet artistike në vijim, por dhe çfarë mendon sot për koreografinë shqiptare.-Shfaqja e baletit Tirana by night do të vijë në skenën e operës në datën 22 janar, pas suksesit që ajo pati në vitin 2009. Çfarë mund të na thoni?Kjo shfaqje rikthehet në kuadër të projektit që po bën Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me titull Opera për të vegjël dhe të rinj. Kjo shfaqje do të vijë shumë bukur në skenë, pasi ajo është dhe një shfaqje rinore. Kur u dha para disa kohësh kjo shfaqje baleti u pëlqye shumë dhe në këtë shfaqje të gjithë të rinjtë arrijnë të shikojnë veten tyre. Është një shfaqje, e cila tregon rrugët por ajo nuk jep zgjidhje, por ajo vetëm u thotë kujdes të rinjve, duke treguar dhe hapat që duhet të hedhin që të jenë produktivë në jetën e tyre, që të rinjtë të mos gabojnë, pra ky është dhe mesazhi që sjell kjo shfaqje. Ky projekt mori jetë falë TKOB në bashkëpunim me MTKRS , dhe janë bërë shumë projekte deri tani, ku janë krijuar mundësi për këta të rinj që duan të performojnë. Për këta të rinj vazhdon një fazë tjetër, që ka të bëjë me të rinjtë për të rinj, por interesante është që të gjithë ata të rinj që janë në vepër janë dhe personazhe në jetën e Tiranës. Më ka bërë përshtypje, pasi ata janë shumë të gjallë dhe mua ata ma kanë lehtësuar shumë punën. Unë nuk duhet që ti shpjegoj shumë gjëra, sepse janë aktualë në pjesën që unë ndërtoj, por dhe aktualë në pjesën që performojnë. Ata janë aktorë në jetë dhe në skenë, dhe janë përfitues të Tiranës natën, janë dhe predikues të kësaj Tirane me anë të artit të tyre.-Me rikthimin e saj në skenë do të ketë ndonjë ndryshim sa i takon anës koreografike?Nuk do të ketë shumë ndryshim, dhe ideja do të ngelet e njëjtë. Koreografia është kontemporane dhe me anë të saj zbërthehet e gjithë Tirana, si dhe ajo se çfarë ka ndodhur në Tiranë. Brenda për brenda do të jenë të gjithë aspektet dhe kur njerëzit duhet të zgjedhin se cilës pjese i takojnë, ku mund të ofrohen më shumë mbi bazën e personalitetit që ata kanë, pra se ku mund ta gjejnë veten në këtë hartë të madhe të Tiranës natës që ne paraqesim. Ne kemi përdorur simbole, me disa tabela që nuk kalohen, e kemi lënë si një mister, pasi aty mund të ishte një vend shumë i keq që nuk mund të kalohet, por jo kundra hobeve të ndryshme që ka rinia e sotme, klubet e natës që ata mund të argëtohen pa fund, kemi shëtitjen me motorr etj. Ideja e kësaj është se shikoni Tiranën si ajo lëviz natën, dhe mesazhi jonë është që rinia të jetë gjithmonë në kahun pozitiv për të lëvizur gjatë natës, pra të jetë larg drogës etj, sepse është një kohë e humbur që nuk ka rrugëdalje. Këtu secili duhet të mendohet pak më shumë që të zbërthejë një abstraksion, i cili është totalisht për sa kohë që ne e shfaqim si një hartë, dhe ajo është realiste. Ne po shkojmë në vendet ku të rinjtë mund të shkojmë, pra kjo është një guidë e Tiranës natën.-Ku mendoni se qëndron e veçanta e kësaj shfaqjeje?E para është një vepër kombëtare, dhe e dyta është se kjo merret me ngjarje konkrete, që ne i provojmë në jetë, por që ato vijnë në skenë në mënyrë artistike, ku jepet i gjithë intensiteti dhe marrëdhëniet e një qyteti. Në shumë pak kohë gjatë shfaqjes ne bëjmë një rezyme të shndërrimit të qytetit, por dhe kur është shndërruar qyteti në një metropol. Kuptohet që lëviz dhe mentaliteti, por dhe koncepti e mënyra se si organizohet jeta. Këtu e gjen veten çdo njeri dhe shikon se ku ka qenë dhe si është evoluar. Mund të themi që në këtë qytet jetohet ashtu si në të gjitha metropolet perëndimore, pra ky ishte dhe qëllimi i kësaj shfaqjeje, të vijë me ato ritme që mban mosha rinore. Unë mendoj që ia kemi arritur. Kompozitori Ermir Dergjini ka shkruar vërtetë muzikë të mirë dhe jam i sigurt që nëse kritika do të ketë interes të dëgjojë duhet të shkruhet mirë. Ne po flasim në këtë vepër për atë lodhje maksimale që ka bërë ai njeri para se të vdiste, dhe atë lodhje të madhe që ne po bëjmë këtu, ku është një trupë e shkëlqyer baleti që unë dua ti falënderoj, pasi që nga shfaqja e fundit që unë bëra me ata që ishte Carmina Burana, ku çdo koreograf që do të vinte nga më i miri në botë do të kishte një sukses të garantuar, pasi janë njerëz të talentuar dhe të devotshëm për punën.-Sa i takon skenografisë do të ketë ndryshime? Nuk do të ketë ndryshime, pa diskutim që do të ketë motorra në skenë, do të ketë dhe shumë elementë të tjerë që janë vënë në shfaqjen e parë. Gjithçka do të vijë shumë bukur për publikun.-Keni menduar që të udhëtoni dhe në qytete të tjera me këtë shfaqje?Po patjetër që e kemi këtë ide që ne të udhëtojmë dhe në vende të tjera të Shqipërisë me këtë shfaqje, sepse është një shfaqje që ka një publik shumë të interesuar që ta ndjekë. Kjo nuk është një shfaqje e lehtë artistike, kështu që mendoj që Tirana by night ia ka arritur qëllimit të saj.-Gjatë vitit 2010 çfarë presim nga koreografi Arian Sukniqi?Nuk dua të zbuloj kalendarin artistik të operës, por që pas disa muajsh në mbyllje sezonit unë do të vendos në skenë një vepër shumë të madhe, nga Ballkani. Kjo vepër nuk është vënë ndonjëherë në skenën e TKOB dhe do të jetë premierë absolute në këtë teatër. Është një vepër karakteri, por e drejtuar në mënyrë moderne. Është një vepër shumë e dëgjuar ballkanike, por që rëndom tingujt e saj dëgjohen në çdo cep, në çdo makinë. Kjo është shuam e dashur për Shqipërinë. Kjo do të jetë nga veprat madhore që do të vijnë në TKOB, por që ka zënë shumë vend në repertorin botëror dhe ka hyrë me shumë dinjitet në fondin e artë të kulturës botërore. E ndërkohë që në mes të këtyre muajve do të kemi dhe disa projekte të tjera artistike.-Koreografia shqiptare sot në syrin e Arian Sukniqit?Koreografia shqiptare normalisht që ka ecur përpara, ajo ka evoluar dhe shikohet me një mendësi tjetër dhe mundohet që të kapi ritmet që zhvillohet në botë. Nuk ka ngelur në asnjë vend pas, por ka një problem që ka të bëjë me përqafimin e të rinjve me këtë lloj arti. Frikshëm shikohet që nuk po duan të rinjtë, ose dhe prindërit e tyre nuk duan që ti angazhojnë të rinjtë që të merren me këtë lloj arti. Për mua ky është një problem i madh, sepse normalisht që ata duhet të ndërgjegjësohen. Shqipëria prodhon dhe ne kemi një nga shkollat më të mira që është krenuar në tërë këto vite, është baleti. Po ta shikosh pa asnjë lloj xhelozie, baleti ka prodhuar shumë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në të gjithë botën. Nëse shikojmë të gjithë teatrot e Evropës është e pamundur të mos gjesh shqiptarë. Madje dhe TKOB i fton në premiera për shfaqje të ndryshme, por problemi qëndron se pse këta të rinj nuk duan ta përqafojnë këtë lloj arti dhe këtu ka shumë arsye. Ka ardhur një moment që kjo shkon hap pas hapi që nga mënyra se si organizohet baleti apo se çfarë perspektive ka ai, pasi asnjë prind nuk