E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Bujqësisë, 15 milionë euro për subvencionimin e fermerëve

Fermerët të cilët gjatë vitit 2010 do të vendosin të mbjellin ullinj, agrume, drufrutorë apo vreshta, si dhe ata që do të përqendrohen te prodhimi i produkteve bujqësore bio, do të mund të përfitojnë 250 deri në 300 mijë lekë për hektarë, sipas një vendimi të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Qeveria ka vendosur të subvencionojë edhe prodhimin në shkallë

të gjerë të qumështit, prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, mbarështimin e deleve në tufa të mëdha dhe një pjesë të normave të interesit për kreditë që do të merren nga fermerët për investime në bujqësi. Ministria e Bujqësisë ka rreth 15 milionë euro në dispozicion për subvencionime sipas buxhetit të vitit 2010, pasi pati shpërndarë disa milionë euro në këtë drejtim gjatë vitit 2009. Sektori i bujqësisë në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan nga fragmentarizmi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme, si dhe nga mbipopullimi i fshatit. Disa nga subvencionimet e qeverisë duket se synojnë pikërisht përqendrimin e zhvillimit bujqësor dhe zmadhimin e fermave.

Last Updated on E Marte, 19 Janar 2010 21:03

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›