E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja nis përgaditjet për Francën

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 15:25

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Francën. Dje në mesditë, pjesa më e madhe e lojtarëve janë paraqitur në rezidencën kuqezi në bregdetin e Durrësit, ku janë pritur nga stafi teknik, i drejtuar nga trajneri Josip Kuze.

Nën urdhrat e trajnerit nuk janë paraqitur lojtarët, të cilët kanë pasur angazhim me skuadrat e tyre, si dyshja e Vorskla Poltavës, Dallku e Januzi, Hamdi Salihi që luajti me Rapidin e Vjenës, apo edhe Altin Lala.

Seancat stërvitore do të nisin sot, ndërsa pritet që deri në mbrëmje skuadra do të jetë e plotë dhe gati për përgatitjet për takimin e 2 shtatorit me Francën dhe 6 shtatorit me Luksemburgun.

Të martën, kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë stërvitore paradite dhe një ndeshje testuese pasdite, e cila do të jetë e vlefshme për të parë gjendjen e futbollistëve.

Ndërkohë, për t’i dhënë skuadrës pak frymëmarrje, mbi të gjitha pas lodhjes në fazën përgatitore të verës, të mërkurën dhe të enjten, Kuzhe ka vendosur të zhvillojë vetëm nga një seancë stërvitore, ndërsa të premten do luhet ndeshja me Francën në “Qemal Stafa”, ora 21:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›