Ariu i zemëruar
Vladimir Putin
Rusia kërcënon me ndërhyrje ushtarake. Reagojnë menjëherë Washingtoni, NATO dhe BE
Rusia është e vetmja e cila përkrahu Serbinë, në përpjekjet e saj të kota për të penguar pavarësinë e Kosovës. tani që Beogradi ka vënë në zbatim “Planin e Veprimit” për ndarjen e Kosovës, përmes dhunës dhe nxitjes së tensionit, Moska “kërcënon” me përdorimin e forcës, kur e di mjaft mirë se shkaktarë për dhunën janë pikërisht serbët. Ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogozin paralajmëroi dje se Rusia mund të përdorë forcën ushtarake nëse situata në Kosovë përshkallëzohet. “Nëse BE mban një pozicion të njëanshëm apo NATO thyen mandatin e përcaktuar nga OKB-ja, atëherë këto organizata do të jenë në konflikt me Kombet e Bashkuara. Nëse ndodh një gjë e tillë, Rusia do të procedojë me përdorimin e forcës brutale”-tha ai. Reagon Washingtoni Nënsekretari amerikan Nikolas Bërns i quajti "të papërgjegjshme" komentet e përfaqësuesit rus në NATO për përdorimin e forcës ushtarake, veçanërisht tani që Kosova është një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë te hedhë poshtë komentet e djeshme të zyrtarit të lartë rus. Bërns gjithashtu kritikoi retorikën e ashpër të qeverisë ruse me të cilën dënohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore."Ne e këshillojmë fuqishëm Rusinë që të jetë më e përgjegjshme në komente publike ndaj Kosovës. Rusia është e izoluar këtë javë, shumë pak vende e mbështesin pozicionin e saj" tha Burns. NATO dhe BE do të mbrojnë kufijtë e Kosovës Admirali i NATO-s për Evropën Juglindore, Mark Fitxherald iu përgjigj dje nga Tirana paralajmërimit të Rusisë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Kosovë. Përshkallëzimi deri në ekstrem i protestave të serbëve në Beograd, djegia e flamurit amarikan në selinë e amabsadës së SHBA dhe vendosja në vend të tij e flamurit serb u dënua ashpër edhe nga kreu i qeverisë së Tiranës, Sali Berisha. “Të sulmosh ambasadat e vendeve të lira rikujton kohën e Millosheviçit. Kjo është një rrugë që shkon drejt të shkuarës dhe jo drejt së ardhmes”-tha kryeministri shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Fitxherald. Nga Tirana admirali Fitxherald iu përgjigj paralajmërimit të Rusisë duke thënë se mandati i NATOs në Kosovë nuk ka ndryshuar. “Ky mandat është ruajtja e kufijve te Kosoves dhe sigurimi i nje mjedisi të sigurtë.”-tha ai. Ndërkohë, ndaj kërcënimit të Rusisë, reagoi dje edhe kryesuesi i misionit të BE-së në Kosovë, Piter Feith. Ky i fundit u shpreh se integriteti territorial i Kosoës është i pacënueshëm dhe siguroi qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për shqetësim. “Qytetarët e Kosovës se duhet të kenë besim tek qeveria dhe tek komuniteti ndërkombëtar.”-u shpreh ai. Në të njetën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se institucionet e Kosovës do të shtrihen edhe në veri të vendit.