Shpërblime të reja për zyrtarët
Punonjësit e administratës me tituj shkencorë 30 mijë lekë shpërblim në muaj
Dorina Azo Edhe për këtë vit zyrtarët e kualifikuar do jenë vërtet me fat. Tashmë të gjithë punonjësit e administratës të cilët kanë tituj, grada si dhe kualifikime edhe për këtë vit do kenë rritje pagash. Departamenti i Administratës Publike ka miratuar për të dytën herë (shpërndarja e shtesave për kualifikimet është zbatuar për herë të parë gjatë vitit 2007) shpërblimet financiare të gjithë punonjësve të administratës, të cilët disponojnë grada, tituj shkencorë dhe mastera. Shpërblimet vijojnë nga 300 mijë lekë të vjetra deri në 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Përfitues do të jenë ata punonjës të cilët kanë mbrojtur master jashtë dhe kanë tituj profesorë. Ndryshe nga viti i kaluar shtesat e zyrtarëve të kualifikuar do të jenë 5 mijë lekë më të larta dhe kjo për ata punonjës që kanë marrë tituj në perëndim. Për vitin 2007 shtesat e pagave për kualifikimin doktoraturë ishin 25 mijë lekë kurse për vitin 2008 për këtë nivel është 30 mijë lekë. Vendimi për dhënien e shtesave të punonjësve i shtrin efektet financiare nga 1 janari i këtij viti. Janë 1000 punonjës të administratës që do të përfitojnë shtesa për kualifikimet e tyre. Më konkretisht shtesa më e lartë do të jetë për zëvëndësministratat të cilët mbajnë titullin profesor. Shtesa e pagës së tyre për këtë vit do të jetë 30.000 të reja. Po ashtu për drejtorët e kabinetit të Presidentit, kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe zv/kryeministrit në rast se ata mbajnë titullin profesor i asociuar do të përfitojnë një shtesë prej 25 mijë lekë të reja. Edhe këshilltarët dhe ndihmësit e tre institucioneve kryesore të vendit të cilët mbajnë titullin profesor i asociuar do të përfitojnë shtesë të pagës së në vlerën e 25 mijë lekëve. Shtesat më të ulëta për kualifikim janë për përgjegjësit e sektorit, juristët, koordinatorit, apo specialistëve të institucioneve kryesore por edhe të drejtorive të ministrive. Kështu për këtë kategori zyrtarësh të cilët kanë kryer studime specializuese afatgjatë do të marrin shpërblim prej 10 mijë lekë të reja. Për ata që kanë kryer master të nivelit të dytë do të marrin shtesa prej 20 mijë lekë të reja në muaj. Mendohet që fatura financiare për shpërndarjen e shpërblimeve të jetë në vlerën e 90 milion lekëve. Nga ky vendim nuk përfitojnë pedagogët, pasi këta aktualisht paguhen në bazë të titujve, kualifikimeve ose gradave shkencore që kanë. Gjithashtu, përjashtim bëjnë edhe Kryeministri, ministrat, kryetarja e Kuvendit dhe Presidenti, pasi Kushtetuta nuk lejon që ata të marrin shpërblim tjetër përveç se pagës. Pozicioni Kualifikimi Shtesa(lekë/muaj) Zëvëndësministër Professor 30.000 Drejtor kabineti I Presidentit Prof i asociuar 25.000 Kryetarit të Kuvendit 25.000 Kryeministrit 25.000 Zv/kryeministrit 25.000 Këshilltar i Presidentit 25.000 Kryetarit të Kuvendit 25.000 Zv/kryeministrit 25.000 Ndihmës i Presidentit 25.000 Kryetarit të Kuvendit 25.000 Zv/kryeministrit 25.000 Sektretar i Përgjithshëm 25.000 Ndihmës i zv/kryeministrit Doktor i shkencave 20.000 Drejtor kabineti i ministrit 20.000 Këshilltar i ministrit 25.000 Drejtor Departamenti 25.000 Drejtor i përgjithshëm 25.000 Drejtor 25.000 Studime specializuese afatgjatë 10.000 Master I nivelit te dytë 20.000 Përgjegjës sektori Kryeinspektor Koordinator Jurist Inspektor Specialist