E Diel, 1 Nëntor 2026

Vojtila përballë Çe Guevarës

Papa Vojtila

Një monument do të inagurohet në Santa Klara, aty ku Gjon Pali i dytë celebroi meshën e vitit 1998

Çe Guevara dhe Gjon Pali i II-të do të jenë së shpejti përballë, jo shumë larg njëri tjetrit. Në Santa Klara, të Kubës aty ku gjenden eshtrat e guerrilasit kubano-argjentinas, do të inagurohet sot një monument dedikuar Papa Vojtilës, i cili 10 vjet më parë celebroi në këtë qytet një meshë madhështore. Monumenti do të inagurohet nga vetë sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Tarcisio Bertone. Që nga viti 1997 në Santa Klara ndodhet mauzeola jo vetëm e Çe Guevarës por edhe e guerrilasve të tjerë që luaftuan me të. Është një vend i vërtet kulti që vizitohet çdo vit nga qindra turistë dhe militantë të së majtës latinoamerikane dhe të Europës. Ky vend përmendet dhe në tekstin e “Hasta Siempre” këngës së famshme dedikuar komandantit Guevara. Gjatë misionit historik që bëri në Kubë në janar të vitit 1998, Vojtila zgjodhi pikërisht këtë qytet për të celebruar meshën e tij të parë në ishull, e cila ishte një prej ceremonive më madhështore të Papa Gjon Palit të II-të. Vetëm disa qindra metra larg ndodhet vendi, nga ku në 26 dhjetor të vitit 1958, Guevara i dha goditjen e parë vdekjeprurëse rregjimit të diktatorit Fulxhencio Batista. Inagurimi i monumentit të Vojtilës, vjen një fazë mjaft kritike për Kubën, pas tërheqjes nga pushteti të Fidel Kastros. Mediat kubane raportojnë se në ishull ndodhen mjaft vepra të tjera dedikuar Vojtilës, por kjo do të jetë e para që do të vendoset në një vend publik, pra në një terren që nuk i përket Kishës Katolike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›