Arjan Beqaj, në fushë kundër Maltës
Arjan Beqaj, portieri i Kombëtares shqiptare, pritet që gjatë kësaj fundjave të jetë i gatshëm për trajnerin Temuri Ketsbaja. Sipas “albaniasoccer.com”, gardiani kuqezi sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Maltës më 11 shkurt, ndonëse jo në formën e tij optimale. Anorthosis pësoi ditën e diel një humbje dramatike 1-2, në fushën e saj me kryesuesen e Ligës, Omonia Nikosia dhe rivalen kryesore të Anorthosis, falë një gabimi të portierit Nagi, në minutat e fundit shtesë të ndeshjes. Beqaj, i cili ka filluar stërvitjen individuale 10 ditë më parë, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj APOP. “Mundësia për aktivizimin e portierit shqiptar këtë fundjavë është pozitive, megjithëse akoma asgjë nuk është vendosur plotësisht”, ka thënë trajneri gjeorgjian Ketsbaja për mediat qipriote. Gjithashtu, trajneri i Anorthosis nuk shprehu asnjë pengesë për portierin shqiptar, nëse ai kërkohet nga Kombëtarja për të luajtur në ndeshjen ndaj Maltës. “Nëse kërkohet nga Kombëtarja, ai nuk do të ketë asnjë pengese nga ana ime. Unë nuk pengoj asnjë lojtar të luaje me skuadrën përfaqësuese, ndonëse Beqaj kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin”, theksoi trajneri.