Tifozët dinamovitë duan ambasadorin amerikan Uidhërs
Një fans i veçantë në derbin e së shtunës, mes Dinamos e Tiranës, pritet të jetë dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Uidhërs. Siç dihet, Uidhërs prej shumë kohësh luan tenis në kompleksin Dinamo dhe duke parë skuadrën e futbollit ka nisur dhe të jetë fans i bluve. Madje, tifozët dinamovitë si për kundërpeshë ndaj Presidentit të Republikës, Bamir Topit (fans i Tiranës), kërkojnë të kenë në tribunën VIP ambasadorin amerikan Uidhërs. E kështu derbi Dinamo – Tirana duket se është ndezur dhe mes personave VIP, ndërsa fansat blu e kanë kërkuar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, sepse e njohin si tifoz të bluve, ambasadorin amerikan Uidhërs. Do të jetë me të vërtetë një diçka e veçantë nëse ndodh, sepse për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar një ambasador vjen të shohë një ndeshje kampionati në stadium. Dhe ky mund të jetë vetëm ambasadori amerikan Uidhërs.