E Hënë, 2 Nëntor 2026

Saki: Real skualifikon Juven

18/02/2005  Drejtori teknik i madrilenëve mendon se italianwt do tw humbasin nw Ligwn e Kampioneve

Pas pak kohësh do të jetë përsëri Italia, por këtë herë, si kundërshtare. Arrigo Saki, aktualisht drejtori teknik i Real Madrid, tregon për “Corrierre dello Sport”, për ndeshjen me Juventusin në Ligën e Kampioneve. “Jemi duke punuar mirë- ka thënë- edhe pse me Luksemburgon nuk kemi arritur akoma të ndërtojmë atë Real Madrid që kam pasur në mendje. Juventusi ka një avantazh të madh: futbollistët bardhezinj luajnë bashkë, qysh nga vera dhe tashmë janë një skuadër e kolauduar”. Sipas Sakit, ambienti bardhezi është mësuar me polemikat dhe presionet e këtyre ditëve: “E njoh Juventusin prej 50 vitesh, në momentet e vështira ata shpërthejnë. Del Piero? Është një profesionist serioz që mund të luajë në nivele të larta deri në 34 apo 35 vjeç. Më pëlqejnë shumë karakteristikat e tij, por nuk kemi menduar akoma për të ardhmen e skuadrës”. Më pas analiza teknike për kundështarët e ardhshëm: “Ibrahimoviç është një blerje e goditur. E kam ndjekur prej shumë kohësh këtë futbollist. Juventusi është një skuadër e organizuar dhe e përbërë nga kampionë të mëdhenj. I kemi të gjitha kualitetet për të kaluar turin”. Arrigo Saki e di mirë forcën e Juventusit dhe zbulon formulën fituese për Real Madrid: “Ata janë shumë të fortë dhe për të fituar duhet të japim maksimumin e mundësive tona. Nëse arrijmë të bllokojmë Nedved dhe Emerson, mendoj se do të jetë shumë e vështirë për ata. Janë dy futbollistë që japin shumë në fushë për Juventusin”. Saki siguron se, Ronaldo dhe Figo do të jenë patjetër në sfidën e Bernabeut: “Mungesa e Ronaldos në seancën e fundit stërvitore nuk e vë në dyshim, prezencën e tij në ndeshjen e Bernabeut. Ndërsa Figo është rekuperuar dhe do të jetë gjithashtu në dispozicion të trajnerit Luksemburgo”. Për Sakin nuk ka asnjë dyshim që futbolli spanjoll është shumë herë më i bukur se ai italian: “Në Itali ka shumë stres. Aty futbolli jetohet ndoshta në një mënyrë të ekzagjeruar. Këtu në Spanjë ka më pak presion dhe gjithçka mbaron, kur fërshëllen arbitri. Në Itali ndodh ndryshe...”. Dhe në fund një parashikim për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Spanjë: “Kundër Juventusit nuk mund të bësh asnjë parashikim, por parashikoj me bindje se në fund do të kualifikohemi”- ka përfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›