E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Selimi futet në grevë urie



Tiranë - Arjan Selimi ka hyrë dje në grevë urie, duke kërkuar ndërhyrjen e KLD-së në rastin e dosjes së tij. I dënuari me 14 vjet burg për trafik ndërkombëtar e mori këtë vendim në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Me anë të grevës së urisë, i dënuari Selimi, i cili ndodhet në paraburgimin e 313-s, kërkon që dosja e tij të shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Selimi pretendon se gjyqtarët kanë abuzuar dhe se zëri i përgjimeve telefonike nuk është i tij. I dënuari është shprehur i bindur në vazhdimin e grevës së urisë në ambientet e burgut, derisa KLD-ja ta marrë në shqyrtim çështjen. Arian Selimi pretendon se gjykata i ka shkelur të drejtën për pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit. Për dy ditë me radhë Selimi nuk ka pranuar të hajë asgjë, por ka vendosur që të qëndrojë në grevë derisa Ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja të rishikojnë dosjen e tij. Këtë fakt vetë i dënuari Selimi e ka bërë të ditur në një letër që ua ka drejtuar dy institucioneve. Shkak i futjes së këtij të fundit në grevë urie ka qenë vendimi i dhënë nga ana e togave të zeza të Gjykatës të Apelit për Krime të Rënda me 16 vjet heqje lirie, i njëjti vendim i dhënë pak muaj më parë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Burime nga Burgu 313 kanë bërë të ditur se Selimi ka dy ditë që refuzon të bëjë takime dhe ka refuzuar ushqimin e tij derisa institucionet përgjegjëse më të larta të Drejtësisë të marrin në shqyrtim kërkesën e tij. Letra për të dyja institucionet është shkruar prej vetë Arjan Selimit dhe është nisur që dje drejt këtyre institucioneve.

22 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›