E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budjon Meçe njoftohet për akuzën në spital



Tiranë - Ditën e djeshme, zyrtarisht, një nga të akuzuarit për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Budjon Meçe, ka marrë njoftim zyrtarisht për statusin e tij në këtë dosje. Njoftuesve të Gjykatës së Krimeve të Rënda u është dashur të dorëzojnë njoftimin në një nga dhomat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, aty ku ndodhet dhe prej disa kohësh i akuzuari. Sipas burimeve nga Krimet e Rënda mësohet se në të njëjtën kohë është tërhequr dhe dosja shëndetësore e Meçes, në mënyrë që kolegji penal të njihet realisht me sëmundjen e të akuzuarit. Seanca e radhës për këtë çështje pritet të zhvillohet të premten. Të akuzuarit e tjerë janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Ky i fundit prej disa vitesh është shpallur në kërkim.

22 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›