E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush nuk vlen sa Mançester Junajtid

“Forbes”

Edhe pse është i mbytur në borxhe (sipas informacioneve të fundit ka një minus në buxhet prej 826 milionë eurove), por Mançester Junajtid rikonfirmohet si klubi me vlerën më të madhe në treg, sikurse është mësuar nga klasifikimi vjetor i stiluar nga revista e njohur ekonomike, "Forbes". Duke marrë në konsideratë të drejtën televizive, marketingun, sponsorët dhe biletat e shitura në periudhën që përfshin nga qershori i 2008-s dhe deri në qershor të 2009-s, klub anglez vlen 1,372 miliardë euro dhe komandon klasifikimin special, duke lënë në vendin e dytë Realin e Madridit (984 mln) dhe Arsenalin (880 mln). Vetëm në vendin e katërt është Barcelona (746 mln), e ndjekur nga Bajern Mynih dhe Liverpul. Milani, klubi i parë italian, është i shtati në klasifikim, me vlerën 596 milionë euro (por me një rënie prej 19%), i ndjekur nga Juventusi, i teti, vlera e të cilit është 490 milionë, me një rritje prej 9% nga një vit më parë. Ata që e mbyllin top 10-shen më të mirë, janë çelsi i nënti dhe Interi i dhjeti, me 308 milionë, +12% rritje. Në klasifikimin e "Forbes" gjen vend edhe Roma, e 15-a (230 mln -19% në rënie).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›