E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjen Roben, ëndrra e Andrea Anjelit

Juventus

Andrea Anjeli synon të prezantohet si presidenti i ri i Juventusit me një blerje të madhe në merkato. Njësoj si kanë vepruar babai i tij, avokati Umberto Anjeli dhe xhaxhai Xhovani. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar drejtorit të ri të përgjithshëm, Xhuzepe Marota, që të monitorojë merkaton ndërkombëtare, për ta shndërruar ëndrrën në realitet. Me 80 milionë euro në dispozicion për blerje të reja, të cilave u shtohen edhe fonde nga shitjet e mundshme, Andrea Anjeli kërkon një emër të madh. Objektivi kryesor është Arjen Roben, ylli i Bajernit të Mynihut, i cili e udhëhoqi në fushë skuadrën e Van Gal drejt triumfit në Bundesligë dhe në finalen e Champions League. 26-vjeçari, i cili u largua si i pavlefshëm nga Reali i Madridit, për më pak se 20 milionë euro, tashmë është shndërruar në një prej yjeve të futbollit botëror. Ai u kujton bardhezinjve francezin Zinedin Zidan.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›