E Shtunë, 31 Tetor 2026

Glejzërs refuzojnë ofertën 1.7 miliardë euro

Mançester Junajtid

Familja Glejzërs, e cila është pronare e Mançester Junajtid, nuk ka ndërmend ta shesë klubin e mirënjohur britanik. Përkundrazi, ata konfirmuan se nuk do të heqin dorë nga “Red Devils”, duke refuzuar një ofertë me vlerë të përgjithshme prej 1.7 miliardë euro. Lajmi është bërë i ditur nga tabloidi “The Sun” dhe ai ka ardhur si një goditje për “Red Knights” (Kalorësit e Kuq), një shoqëri e tifozëve besnikë të Junajtid, të cilët po studiojnë prej kohësh blerjen e klubit të zemrës për afro 1.3 miliardë euro. Tentativa e tyre duket e destinuar të dështojë, pasi gjatë vitit të kaluar, Glejzërs refuzuan një ofertë edhe më fitimprurëse nga një shoqëri aziatike. Këmbëngulja e pronarëve amerikanë për të mbajtur klubin cilësohet një lajm i keq edhe për tifozerinë e Mançesterit, që në çdo ndeshje konteston drejtuesit, për shkak të borxhit prej afro 770 milionë eurosh të klubit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›