Xhamia prane ndertimit, zgjidhet konflikti me pronaret Luljeta Ndoka
Dita e Kurban Bajramit ka ardhur mjaft e bardhe per besimtaret myslimane te Tiranes. Krahas me urimet per sa me shume begati, paqe e dashuri, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, u ka komunikuar besimtareve se ndertimi i xhamise ne sheshin e Namazgjase eshte fare prane. Kryebashkiaku beri me dije se pas 6 muajsh negociatash me ish-pronaret e truallit, eshte arritur nje marreveshje, keshtu qe fillimin e projektimit te xhamise nuk e pengon me asgje. "Me kenaqesi dua te ndaj me besimtaret myslimane, lajmin se perfundimisht eshte zgjidhur ceshtja e pronesise se terrenit ku do te ndertohet Xhamia. Pas faljes nga shteti shqiptar, te nje siperfaqeje toke prej 3 mije metrash katrore Komunitetit dhe kombinimit me nje tjeter siperfaqe prej 3 mije metrash, me ne fund eshte arritur pas 6 muaj negociatash edhe nje marreveshje me pronaret private te truallit dhe ne kete menyre, i eshte hapur rruga ndertimit te Xhamise se re", u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Keshtu, sipas tij, javen e ardhshme pritet qe te mberrijne ne Tirane edhe idete e para per Xhamine e re, e cila po projektohet sipas sugjerimit te Komunitetit Mysliman, nga studio "Hassa", me kryearkitekt Muharrem Senalp. Kjo studio ka projektuar xhami te ndertuara, ne shume vende te botes, si ne Tokio (e cila ne 2002 eshte shpallur nje nder ndertesat me te mira te saj), ne Berlin dhe Keln, Gjermani, etj. "Ne presim qe brenda javes se ardhshme, projektuesit te sjellin konceptet e para te projektit per Xhamine, ne menyre qe te nisim sa me pare nga puna dhe t'i japim qytetit kete institucion te munguar, kete qender te munguar per besimtaret myslimane" - theksoi Basha. Deklaratat, kryebashkiaku i beri gjate vizites qe ka zhvilluar ne Komunitetin Mysliman shqiptar, ku ai ka apeluar per me shume solidaritet njerezor. "Uroj dhe shpresoj qe kjo feste te jete nje moment reflektimi per te gjithe ne, ne raport me solidaritetin qe duhet te tregojme brenda familjes dhe shoqerise, por ne vecanti uroj te jete nje reflektim per udheheqesit politike te vendit, qe te shikojne me shume nga interesat e vendit dhe me pak nga interesat grupore apo partiake", u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes dje, me rastin e dites se Kurban Bajramit. Vizitat ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise kane vazhduar deri ne oren 13: 00 ku perfaqesues te politikes, trupit diplomatik, perfaqesues te besimeve te tjera fetare, miq dhe besimtare percollen mesazhe urimi me rastin e kesaj feste te rendesishme per myslimanet shqiptare dhe te mbare botes.