E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami, Berisha e Rama urime dhe "fushate" per 2013 Rozeta Rapushi



Afrimi i zgjedhjeve parlamentare dhe ethet e fushates elektorale nuk munden te mos ndiheshin edhe ne festen e Kurban Bajramit. Kreret e shtetit dhe te politikes shqiptare, u bashkuan dje ne urimet me rastin e festes se Kurban Bajramit, por lideret politike, nuk anashkaluan dot teresisht edhe deklaratat politike. Kryeministri, Sali Berisha, duke uruar te gjithe besimtaret myslimane kudo qe jane me rastin e festes se Kurban Bajramit, shtoi gjithashtu edhe nje urim te vecante, qe vitin e ardhshem Kurban Bajrami te festohet me nje fitore te merituar. "Duke uruar gezuar kete dite, shpreh nderimin me te madh per udheheqesit shpirteror te Komunitetit Mysliman shqiptar dhe te te gjitha komuniteteve te tjera fetare, te cilet, me nje mencuri te madhe, me nje perkushtim te madh dhe besim te pakufishem te Zoti, po konsolidojne gjithnje e me shume traditen, trashegimine, thesarin me te cmuar te kombit shqiptar, respektin e ndersjelle per besimin e njeri-tjetrit, tolerancen fetare, deshmi kjo e nje qendrimi te pashembullt qytetar te besimtareve shqiptare. Edhe njehere, uroj gezuar dhe uroj qe Kurban Bajramin tjeter ta festojme me mire, me gezuar, me nje fitore te re te merituar", - tha Berisha. E njejta gje ndodhi edhe me kreun socialist, Edi Rama, i cili ndonese u mundua te shmange deklaratat politike, nuk ja arriti dot. Rama ju drejtua ne kete dite feste gazetareve, duke shprehur bindjen se me "Rilindjen Shqiptare", do te mbaroje dhe kapitulli i politikaneve qe behen protagoniste ne dite feste. "Njekohesisht dua shume te shpresoj qe me Rilindjen Shqiptare qe ne deshirojme do te mbaroje dhe kapitulli i politikaneve qe behen personazhe te ketyre diteve, sepse ne dite si kjo jemi te gjithe njesoj dhe keshtu edhe ju do te mund te gezonit festat pa qene te detyruar per te qendruar ketu duke pritur politikanet. Kam shume shprese qe do ta bejme kete", - tha ai. Rama ju uroi ne menyre te vecante festen njerezve ne nevoje, apo ashtu sic u shpreh ai "te gjithe atyre qe jane ne fund te muajit dhe nuk ndihen mire se s'kane te ardhura te mjaftueshme, gjithe atyre qe kane njerezit e dashur larg". Urime u bene edhe nga Presidenti i Republikes, Bujar Nishani dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. "Te dashur besimtare myslimane shqiptare kudo ku jetoni e punoni. Perzemersisht ju shpreh urimet me te mira me rastin e festes se shenjte te Kurban Bajramit, dite e cila shenon nje moment solemn per cdo besimtar mysliman ne shprehjen e cilesive me te larta te Islamit! Ne kete dite te bekuar lutjet dhe falenderimet zene vend ne cdo sofer besimtari, ndersa virtyte te bamiresise, miredashjes, dhembshurise dhe dashurise per njerezit, sidomos tek ata me ne nevoje, ringjallet tek secili qytetar", - u shpreh Presidenti Bujar Nishani. Sipas tij, kjo feste eshte nje pjese integrale e trashegimise shpirterore te popullit tone, ku, me tolerancen dhe harmonine nderfetare qe na karakterizon ne shekuj, ne i percjellim njeri-tjetrit urimet me te ngrohta e te ndjera per mbaresi, miresi e begati ne familje, ne jete. Ndersa sipas Kryetares se Kuvendit, ne kete 100-vjetor, kjo feste gezimin e ka te vecante, unik, te jashtezakonshem. "Duke pasur ne thelbin e saj sakrificen dhe humanizmin, natyrisht nje mendim i vecante shkon tek te gjithe ata shqiptare qe e deshen dhe e duan aq shume kete vend, qe sakrifikuan e sakrifikojne per kete vend dhe qe bene te mundur qe vendi i tyre te festoje 100 vjetorin ne liri", - tha Topalli. Ajo theksoi se sakrifica e humanizmi i shqiptareve ne shekuj e deri me sot bene qe ato te jetojne ne paqe e liri ne te gjitha trojet tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›