Mijera besimtare falin namazin ne bulevard
Qindra mijera besimtare te Tiranes dhe mbare Shqiperise kane falur dhe festuar Kurban Bajramin, festen e sakrifices dhe devotshmerise ndaj Krijuesit, festen e paqes, dashurise dhe barazise mes njerezve. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, besimtaret jane grumbulluar ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne Tirane, per te ndjekur ceremonine e kesaj dite te shenuar dhe per te marre pjese ne faljen e namazit te bajramit. Pas faljes se namazit te sabahut besimtaret dhe besimtaret e pranishme ne shesh, kane pritur nen tingujt e vargjeve kuranore, tekbireve dhe salavateve, faljen e namazit te Kurban Bajramit. Ceremonia filloi me nje pjese kuranore te kenduar nga nxenesi i Medresese se Tiranes, hafizi 16 vjecar Enes Hyka. Me pas Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muca uroi te gjithe besimtaret shqiptar kudo qe ndodhen, per kete dite te shenuar, te sakrifices dhe shtimit te adhurimit e perkushtimit ndaj Zotit. Uroj besimtaret myslimane dhe te gjithe shqiptaret, ta jetojne gezuar kete feste. Pacin miresi e begati, Zoti e bekofte Shqiperine", u shpreh Kreu i KMSH-se H. Selim Muca. Nje pershendetje te rastit ka mbajtur edhe nenkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, i cili uroi shqiptaret per kete dite madheshtore, duke ndjekur rrugen e atyre qe na lane trashegim fene, rrugen e profeteve.
Komuniteti Mysliman, mijera paketa me mish kurbani
Mijera paketa me mish kurbani jane shperndare kete vit ne te gjitha rrethet e Shqiperise me rastin e Kurban Bajramit, per familjet ne nevoje, ne menyre qe edhe ato te festojne kete dite te shenuar. Komuniteti Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me Dijanetin e Turqise, si dhe shoqatave e donatoreve te ndryshem kane dhuruar kurbane mijera ne te gjithe vendin. Numri i paketave te kurbaneve tre kilogrameshe ne total shkon ne mbi 30 mije. Paketat e kurbaneve ne kryeqytet u jane shperndare, te varferve, familjeve te policeve te rene ne detyre, shtepise se femijes "Zyber Hallulli", azilit te pleqve "Shtepia e te Moshuarve", femijeve me aftesi te kufizuar, si dhe njerezve te tjere ne nevoje. E njejta procedure shperndarje eshte ndjekur edhe ne rrethet e tjera te vendit. Mbledhja dhe shperndarja e Kurbaneve eshte organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim te ngushte me fondacione te ndryshme dhe myftinite e rretheve. Gjithashtu fale bashkepunimit te Komunitetit Mysliman me autoritetet vendore dhe shoqerine civile, eshte bere i mundur identifikimi i familjeve ne nevoje, ne secilin rreth te Shqiperise. Kurbanet konsistojne ne qindra paketa per secilin qytet. Vlen te theksohet se ndryshe nga vitet e kaluara kete vit jane shperndare nje sasi e madhe kurbanesh, dhe do te vazhdojne te shperndahen edhe te premten dhe te shtunen.