Arkeologët: Amforat në Butrint edhe nga Siria e Spanja
Amforat e zbuluara në një vilë romake në Butrint të nxjerrë në dritë 2 vjet më parë, enë luksi të kohës, kanë mbërritur në këtë qytet nga Siria, Spanja e ishujt e Greqisë në Shekullin e parë, të dytë dhe të tretë të erës sonë. Është ky vlerësimi i arkeologëve të një ekspedite që është ndalur në studimin e tyre.
Një skuadër e përbashkët specialistësh shqiptarëh dhe të huaj, ku bëjnë pjesë edhe studentë janë duke punuar mbi qeramikën dhe kockat e kafshëve të zbuluara rishtas si dhe në studimin e materialeve të gjetura më parë.
Gërmimet në Butrint, të nisura nga italianët, më pas grekët dhe shqiptarët në 1994, janë përqendruar në bazilikën e Akropolisit, ku vijon restaurimi, tashmë edhe në banjat romake, apo varret.